GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I shpallur në kërkim për dosjen e 7 bandave, arrestohet Astrit Avdylaj

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
I shpallur në kërkim për dosjen e 7 bandave, arrestohet Astrit Avdylaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astrit Avdylaj, i njohur edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani, u arrestua nga Policia në Shijak këtë të shtunë, disa javë pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. 50-vjeçari, i konsideruar si drejtues i një grupi kriminal në këtë zonë, është vënë në pranga në banesën e tij dhe gjatë ndalimit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Për arrestimin e Avdylaj, u angazhuan në terren edhe forcat speciale të RENEA-s. Ai u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK, që ka ngritur dyshime se është i përfshirë në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.

Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit. Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.

Nga ana tjetër, Astrit Avdylaj gjithashtu akuzohet se ka organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, futjen në Shqipëri në mënyrë ilegale të nipit të tij nga Mali i Zi në mënyrë që të realizonte vrasjen dhe të kishte më pas alibi. Astrit Avdylaj është përballur edhe më herët me drejtësinë për akuza të trafikut të lëndëve narkotike dhe krime kundër jetës.

Kush është Astrit Avdylaj

Astrit Avdylaj, ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje. Me origjinë çame, Astrit Avdylaj njihet si i “Urti”, pasi cilësohet se në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë.

Grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm. Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta.

Vëllezërit Avdylaj, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.

Në vitin 1996 u vra më armë zjarri, Dritan Avdylaj, kushëriri i parë i Astrit Avdylaj kokës së bandës. Sipas hetimeve, ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë. Dritan Avdylaj u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Astrit Avdylaj, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë, që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Ndërkohë që Jasmin Avdylaj është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

“Volvo 4”

Në kuadër të operacionit “Volvo 4” në Tetor 2018, Policia e Shtetit goditi familjen Avdylaj në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’. Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdylaj, që është koka e bandës, Flamur Avdylal, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylaj.

Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdylaj së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë. Familja Avdylaj është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre kompania ‘Orges Albania 2016’ dhe hoteli luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Përgjimet

Avdylat e Durrësit u lakuan në media pas publikimit nga gjermania “Bild”, të përgjimeve të dosjen 339, që zbuluan se si grupet kriminale bashkëpunonin me zyrtarë të lartë të Partisë Socialistë për të siguruar vota për partinë në pushtet të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruante “Bild” asokohe.

Në  përgjime, Astrit Avdylaj fliste edhe me kryebashkiakun socialist të kohës Vangjush Dako dhe bisedat mes të dyve treguan se dyshja kishte një marrëdhënie miqësore.

Etiketa: Astrit AvdyliKryesore1

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Studimi: Edhe peshqit edukojnë dhe ndëshkojnë fëmijët e tyre

Studimi: Edhe peshqit edukojnë dhe ndëshkojnë fëmijët e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş