GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare

18:13 - 11/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kevin Hajrulla, 30-vjeçari i cili i shpëtoi një atentati mafioz mbrëmjen e 18 Dhjetorit në Vlorë, është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Në dëshminë e dhënë për unfirmoat blu, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka arritur që të njohë asnjë prej autorëve, por ka ndjerë vetëm erën e barutit.

Mësohet se më tej Kevin Hajrulla ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në “Call Center” duke lënë të nënkupohet se atentati me breshëri kallashnikovi nuk mund të ketë lidhje me apunën që ai ka kryer.

Gjithashtu, 30-vjeçare është pyetur dhe në lidhje me marrëdhëniet që ka me kushëririn e tij, Inez Hajrulla, një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Vlorë, i cili po ashtu i ka shpëtuar disa atentateve. Ai ka deklaruar se me të takohet shumë rrallë.

“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer I plagosuri.

Mësohet se tashmë, Kevin Hajrulla ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore në spital, teksa iu është nënshtruar tre ndërhyrje kirurgjikaleve.

30-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po udhltonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji” në Vlorë, teksa nga plumb u plagos në këmbë dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ndodhej në vendin e tij të punës, në një dyqan fruta-perimesh.

Në lidhje me këtë atentat, deri më tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur të autorëve, e cila u gjet pas ngjarjes duke u djegur në fshatin Panaja.

Burime bëjnë me dije se pavarësisht dëshmisë së Kevin Hajrullas, grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati është një prej emrave të krimit në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

Grupi i Sinomatajve njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira
Aktualitet

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

12:57 - 10/03/26
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit
Aktualitet

Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

12:32 - 10/03/26
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Para
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD
KRYESORE

Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD

13:42 - 10/03/26

Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

12:57 - 10/03/26
Imuniteti i Ballukut, Ambasada e SHBA: Pavarësia e Drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit

Imuniteti i Ballukut, Ambasada e SHBA: Pavarësia e Drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit

12:41 - 10/03/26
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

12:32 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com