GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

I vendosën tritol, flet kreu i PD-së në Vaun e Dejës: Sulm politik

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I vendosën tritol, flet kreu i PD-së në Vaun e Dejës: Sulm politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca e ka quajtur një sulm politik, vendosjen e tritolit në mjetin e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një deklaratë ku shfaqej në krah të kandidatit për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, Ndreca hodhi akuza për implikimin e policisë me përfaqësues politik.

Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi atentatit me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’.  Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetareët të lirë të votojnë.

“Unë jam Benard Gjon Ndreca. Ky incident e ka një emër, dihet që është emri politik. Mua më është bërë sulm politik si kryetar i degës së PD. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera.

Në orën 6 e gjysmë të mëngjesit kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam hyrë dy minuta brenda dhe jam kthyer e kam hipur në makinë. Në momentin që ka lëvizuar makina nga vendi, atëherë ka plasur, siç pasqyrohet në pamjet filmike.

Unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë dhe emrin kjo e ka, është e përdorur politikisht.

Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD, dega e Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur”, shtoi Ndereca.

Nga kamerat duken dy persona të maskuar që vendosin lëndën plasëse. Sulmi ndaj meje është politik. Në Zonën e Vaut të Dejës dihet që përzihet politika me policinë, i bëj thirrje çdolloj krahu politik, kurrë nuk mundet me e mbajt një bashki as me presione dhe as me një gjë tjetër.”, tha ai.

 

Etiketa: Kryesore1tritol. kreu i pd

Lajme të lidhura

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”
Breaking Views

Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

20:13 - 16/11/26
Para
Tritoli në makinën e Ndrecës,Berisha: Donin ta eliminonin fizikisht

Tritoli në makinën e Ndrecës,Berisha: Donin ta eliminonin fizikisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26

Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat edhe pse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan grumbullim...

Lexo më shumë
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com