GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

I vihet flaka gjimnazit të vjetër, kërkohet autori

13:27 - 15/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
I vihet flaka gjimnazit të vjetër, kërkohet autori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjimnazit të vjetër “Ismajl Qemali” në Ferizaj i është dhënë flaka në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ky rast ndodhi një ditë pasi Ministria e Kulturës filloi punimet për restaurimin e këtij objekti.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili vjen nga kjo komunë, ka thënë se dyshimet i ka te “Mafia e Betonit”.

Kryeprokurori Shukri Jashari thotë se ende s’ka asnjë të dyshuar për rastin dhe se aktualisht po identifikohen personat për intervistim.

Ende nuk dihet se kush ia vuri flakën objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Objekti u përfshi nga zjarri një ditë pas filllimit të punimeve për restaurim nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i ka thënë Gazetës Express se ende s’ka asnjë të dyshuar, por se hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive.

Jashari thotë se me sigurimin e pamjeve nga kamerat po merret Policia e Rajonit të Ferizajt.

“Jo, për momentin nuk ka të dyshuar. Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive. Në momentin që do të identifikohet ndonjë i dyshuar, ne do t’ju njoftojmë. Kamerat e sigurisë janë duke u siguru prej anës së Policisë Rajonale”, ka deklaruar Jashari.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili vjen nga kjo komunë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Basha ka thënë se çdo ferizajli i ka dyshimet te “Mafia e Betonit”,

“Ministria dje ia ka fillu restaurimit, po të njëjtën ditë i hini flaka! Pyetja është, kujt i doli n’udhe? E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit! Në këtë objekt janë shkollu shumë brezni, dhe ka qenë prej objekteve më të vjetra që ka bart në vete historinë e këtij shehri t’ri. Organet e hetuesisë nuk duhet me leju këtë krim me kalu, kurse objekti ka me u restauru!”, ka shkruar Basha.

https://www.facebook.com/dimalbasha1/posts/10160379396398744

Për këtë deklaratë të deputetit Basha, Gazeta Express e ka pyetur Kryeprokurorin Jashari nëse do ta ftojnë për intervistim.

Jashari ka thënë se varet nga rezultatet e hetimeve. Deri tani, Kryeprokurori ka thënë se ende s’kanë filluar intervistimet, por se vetëm po identifikohen dëshmitarët.

“Ne jemi duke bërë hetime intensive, tash çka shkruajnë deputetët…po besoj që varësisht prej rezultateve të hetimeve, bëhet edhe intervistimi i personave si dëshmitarë të ndryshëm, por për fillim s’mundemi me të thanë asgjë konkrete. Ende s’ka fillu intervistimi, janë duke u identifikuar dëshmitarët”, ka thënë Jashari për Express.

Te ky objekt dje bashkë me Kryeprokurorin Jashari dhe Drejtorin e Policisë së Ferizajt, Basri Shabanin, ka qëndruar dje edhe Ministri Hajrullah Çeku.

Ai tha se pavarësisht këtij rasti, gjimnazi do të restaurohet dhe se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.

Ministri tha se në momentin që zjarrfikësit do t’i lejojnë të kenë qasje në ndërtesë, do të vlerësojnë dëmet dhe do t’i vazhdojnë punimet.

“Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet.  Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Çeku.

https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/695209032400461

Ndërkohë, nga Komuna e Ferizajt ia kanë lënë përgjegjësinë kompanisë që e ka fituar tenderin, duke thënë se e kanë detyrë ta sigurojnë vendpunishten.

“Përmes ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, operatori ekonomik i cili fiton punët, sidomos për ndërtimet infrastrukturore, do të duhej të bëhej rregullimi i punishtes”, ka thënë Selim Mareci, zëdhënës i kësaj komune.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar fillimisht për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 04:25.

“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, deklaroi Veseli.

 

Etiketa: gjimnaziKosovazjarrvenia

Lajme të lidhura

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve
Aktualitet

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Para
Çfarë është ChatGPT-4 dhe si ta përdorim atë tani?

Çfarë është ChatGPT-4 dhe si ta përdorim atë tani?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Lexo më shumë
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com