GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I vodhën 10 MLN euro në Rinas, “Nazeri” fiton nga Blendian Dalipi 450 MLN lekë për transport parash

12:04 - 23/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtori i OSSH-së, Blendian Dalipi i var mëlçitë ujkut në qafë, teksa i jep transportin e lekëve kompanisë me reputacion të keq “Nazeri 2000” shpk.

Drejtori i OSSH-së, Blendian Dalipi i var mëlçitë ujkut në qafë, teksa i jep transportin e lekëve kompanisë me reputacion të keq “Nazeri 2000” shpk.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i OSSH-së, Blendian Dalipi i var mëlçitë ujkut në qafë, teksa i jep transportin e lekëve kompanisë me reputacion të keq “Nazeri 2000” shpk. Nga ana tjetër, shpenzimi për të ruajtur fondet e degëve të OSSH është vendosur pa argumentuar fondin limit.

Këtë herë, drejtor Dalipi ka firmosur dy tendera për transport të vlerave monetare, për të cilët janë shpenzuar 450 milionë lekë.

Më poshtë po i shqyrtojmë secilin prej tyre. Tenderi i parë ka si objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe shoqërimit të vlerave monetare për Njësinë e Koordinimit Gjirokastër FSHU sh.a”, për të cilin janë vënë në dispozicion 230 milionë lekë pa TVSH. Ndërsa vlen të përmendet se këtë kontratë firma fituese do ta gëzojë për 3 vite. Po pse kjo kontratë e ka afatin 3 vjet? Shumë e thjesht: Dalipi nuk ka kohë të bëjë tendera për çdo vit. Për më tepër, nuk e ka të sigurtë se do të jetë drejtor në 3 vjetët e ardhshme.

Pra, për dërgimin e parave në Njësinë e Koordinimit Gjirokastër FSHU sh.a në këtë vit do të shpenzojë 230 milionë lekë. Dalipi kërkon siguri të lartë, por po të shohim se kush e ka fituar këtë tender, këtu të lind dyshimi se i është vënë syri fondit për ta përvetësuar një copë.

Në dokumentin e publikuar thuhet se fituese është shpallur firma NAZERI – 2000 sh.p.k, në pronësi të Durim Nazërajt.

Madje, në këtë tender është bërë më e qartë se në çdo prokurim tjetër që fituesi është shpallur pa garë me vetëdije të plotë.

“Nuk ka të skualifikuar për arsye se operatori ekonomik i vetëm pjesëmarrës NAZERI – 2000 sh.p.k i përmbush me sukses kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pranim/kualifikimit”, thuhet në dokument. Po pse u mbaruan kompanitë e sigurimit, vetëm “Nazeri” paska mbetur në Shqipëri? Pra, Dalipi është krenar për firmën që ka hedhur, madje del garant që “Nazeri” është më i miri.

Epo, zoti Dalipi, mbarë opinioni e di se kjo kompani nuk i garanton ngarkesat me lekë, por ia dorëzon banditit të parë që i del në rrugë.

220 mln lekë pa garë në Shkodër

Ndërkohë, Dalipi ka edhe fonde të tjera për të shpërndarë për ruajtjen e lekëve. Në të njëjtin moment, ishte i zënë me letrat e një tjetër tenderi. Po i vuloste lejen OSSH Shkodër për aferën e radhës që ka si objekt “Shoqërimi i vlerave monetare për Rajoni Shkodër periudhe 2 vjeçare”. Ky shërbim do t’iu kushtojë qytetarëve 220  milionë lekë (pa TVSH). Kompania e zhytur në humbje, që merr kredi për të blerë energjinë, i jep luksin vetes të zhvillojë tendera pa garë.

Dalipi vazhdon të vulosë këto tenderë që mbartin shumë “gabime” dhe lënë hapur shtigje për korrupsion. Edhe në tenderin e OSSH Shkodër shohim se fituesi është shpallur firma NAZERI – 2000 sh.p.k. Çfarë është kjo, kompani private apo ushtri, që ka marrë përsipër ‘sigurinë” në të gjithë Shqipërinë? I vetmi shpjegim është korrupsioni.

Theksojmë se Autoritet Kontraktor nuk ka paraqitur as pikët që është vlerësuar kjo kompani, për të parë nëse i plotëson vërtetë kriteret.

Mjafton të theksojmë faktin se kjo kompani në të njëjtën kohë është e angazhuar në shumë kontrata me institucionet shtetërore dhe bëhet menjëherë skualifikimi i saj, pasi ka rrezik të mos i përmbushë detyrimet.

Siguria nuk është thjesht një numër policësh dhe dy makina të blinduara, por mbi të gjitha është çështje besimi.

Paratë nuk mund të jenë të sigurta në duart e firmës “NAZERI – 2000” sh.p.k, e cila nuk mbajti përgjegjësi kur iu vodhën miliona euro në Rinas dhe në Tiranë.

Kujtojmë atë ngjarje në prill 2019, kur ndodhi super-grabitja brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u morën rreth 10 milionë euro. Paratë u grabitën me thasë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive private “Nazeri 2000”,  “Octapus”, dhe “Anakonda”.

Policia tha se banda dyshohet të kenë pasur informacion për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ndërkohë që kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të brendshëm tek kompanitë private.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: .abuzimBlendian DalipiNazeri 2000 shpkparasiguritender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Në kërkim për vrasje, arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar

Në kërkim për vrasje, arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com