GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vodhën mbi 500 mijë euro/ Akuza e fortë e kryefamiljarit: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri

10:11 - 12/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I vodhën mbi 500 mijë euro/ Akuza e fortë e kryefamiljarit: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryefamiljari Taf Shabani ka lëshuar akuza të forta për familjarët e tij, referuar një grabitjeje të një shume prej  500 mijë eurosh në 2019-ën në Fushë-Milot. I moshuari, pohon se ka shumë dyshime se pas vjedhjes së kësaj shume qëndron familja e burrit të vajzës së saj.

Ai tha për emisionin ‘Uniko’ se vajza e tij dhe dhëndri ishin në dijeni të kasafortës. “Kasaforta ishte në kat të dytë të shtëpisë. Në dijeni të kasafortës ishte vajza ime, Violeta. E ka ditur dhe Vaidi, dhëndri. Kasaforta kishte 15 vite aty.”, tha kryefamiljari.

Avokati i familjes, pohon se familja ka dyshime se autor i vjedhjes mund të jetë kunati i vajzës së tyre (vëllai i burrit).

“Ata nuk kanë lënë asgjë. I kanë marrë krejt paret. Edhe letrat e shtëpive dhe të tokës. Më pas letrat i pruri vajza dhe burri i saj 3-4 ditë pas ngjarjes.”, tha kryefamiljari.

Ai tha se dyshimet për vajzën dhe burrin e saj nisën pasi ajo solli dokumentet e shtëpisë dhe të tokës.

“Për vajzën dyshova se pruri tapitë e tokës dhe të shtëpive. I la mbi kasafortë. Dhe më pas ikën. I shkova te shtëpia atij vëllait të parë, dhe i thash; ta kam dhënë me zakone. Ta kam dhënë me dasmë. I thash; ‘Ma ka bërë vëllai jot’. Ai më tha; ‘ndaç priti, ndaç vriti. Bëj ça të duash me ta’ tha. I shkova dhëndrit te shtëpia dhe më tha; nuk di gjë. Vajza më thoshte; ku i ke provat?!”, pohoi ai.

Ndërkohë avokati shton se; “Disa persona kanë qarkulluar atë ditë disa herë, targat e tyre duhet të jenë kapur diku në kamera, por nuk janë përfshirë në hetime.”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjetën kaq shumë para, kryefamiljari pohoi se ai bashkë me 3 djemtë kishin punuar në ndërtim në Itali për shumë vite.

“Kam qenë bashkë me djemtë në Itali. Kam pasur mbi 18 punëtorë në atë kohë. Merrnim shumë pare. Janë kursime familjare. Kam 3 djem. Të tre i kanë sjell këtu. Unë me dy djemtë e mëdhenj në 2005-2006 punonim shumë në Itali. Në bankë s’i çonim se si bankat në atë kohë. Donim të bënim një dyqan ose një ndërtim, ndaj i kishim ruajtur ato lekë.”, tha ai.

Etiketa: akuzadhenderrVjedhje

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Braçes s’i del e keqja me ministren e Bujqësisë: Mizerabël, grumbulluesit nuk kanë asnjë detyrim ndaj bujqve

Braçes s’i del e keqja me ministren e Bujqësisë: Mizerabël, grumbulluesit nuk kanë asnjë detyrim ndaj bujqve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com