GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vuri flakën vetes para bashkisë Durrës, gruaja ishte e pastrehë dhe pa lekë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
I vuri flakën vetes para bashkisë Durrës, gruaja ishte e pastrehë dhe pa lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo është gjithçka ka mbetur në sheshin para bashkisë së Durrësit, ku një 59-vjeçare e dëshpëruar nga gjendja ekonomike në të cilën ndodhet tentoi të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes.

Gruaja i vë flakën vetes para bashkisë, gjendja e vështirë ekonomike, një 59 vjeçare tenton të vetëflijohet në Durrës

Punonjës të policisë bashkiake dhe kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë shpejt për të shuar zjarrin, që i ka djegur këmbët dhe një pjesë të duarve. Pas ndihmës së parë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ajo është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.

Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike Fatime Gashi tentoi të vetëdigjet me benzinë. Vetë e papunë. Po ashtu dhe i biri 29-vjeçar. E vetmja e ardhur e familjes është një pension familjar në masën e 7, 700 lekëve që merr pas vdekjes së tê shoqit. Ndaj që nga viti 2021 ajo frekuentonte Qendrën Ditore të të Moshuarve që administrohet nga Bashkia e Durrësit. Por prej ditësh kjo qendër ka mbyllur dyert për të moshuarit pasi është në procedurë tenderimi për ushqimin.

“Fatimja ka ardhur në qendrën tonë në janar të 2021-shit, ka pasur probleme ekonomike Gjatë këshillimit që ka bërë me punonjësit sociale nuk ka shprehur diçka shqetësuese, ka thënë që problemet shëndetësore i ka pasur, por nuk ka pasur problematika”, tha Megi Hasani, Drejtuese e Qendrës Ditore të të Moshuarve.

Akti i saj para ndërtesës së Bashkisë ka tronditur opinionin publik, ndërsa pensioni i vogël familjar, pamundësia për të punuar e siguruar të ardhura, si dhe mbyllja e qendrës ku ofrohet një vakt i ngrohtë ushqimi dyshohet se janë motivet që e çuan drejt aktit ekstrem.

“Përparësia siç i është dhënë do t’i jepet zonjës, do të bëjmë një mbledhje për të parë mundësitë se si mund ta ndihmojmë ta kalojë këtë situatë”, tha Hasani.

Ndërkaq policia vendore deklaroi se po heton për të përcaktuar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

 

gijotina.com/

Etiketa: djeg vetenDurrësKryesore1

Lajme të lidhura

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Botë

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

15:09 - 09/10/26
Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim
Aktualitet

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

14:49 - 09/10/26
20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë
Aktualitet

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26
Para
Milani merr fitoren e parë në Champions, mund Bruges me 10 lojtarë

Milani merr fitoren e parë në Champions, mund Bruges me 10 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Botë

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

15:09 - 09/10/26

Navanethem “Navi” Pillay, juristja e njohur nga Afrika e Jugut dhe ish-Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të...

Lexo më shumë
Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

14:49 - 09/10/26
20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26
Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

14:25 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com