GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vuri hotelit tritolin,habit Çabiri në polici: S’dëgjova shpërthim

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I vuri hotelit tritolin,habit Çabiri në polici: S’dëgjova shpërthim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Zbardhet e plotë dëshmia e Spiro Çabirit, personit të vetëm të arrestuar nga policia e Sarandës për shkatërimin me tritol të hotel “Bizant”. Prona ndodhej buzë detit “Jon”, dhe ishte fituar me gjyq nga shtetasi Grek, Dhimitraq Evangjeliu.

Ne vendimin civil të gjykatës Sarandë, thuhet se: “…hoteli Bar-Restorant dy katësh, i kalon në pronësi hipotekore Evangjeliut, me kushtin që ky i fundit ti paguante Spiro Çabirit, një shumë prej 46 mijë euro…”.

Para gjykates

Një ditë para se të dilte para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, dy prokurorët e dosjes Kledian Llaho dhe Alba Dhima, kanë marë në pyetje Spiro Çabirin në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet.

Çabiri, ka treguar se nuk e ka dëgjuar fare zhurmën e shpërthimit të tritolit në hotelin, ku kishte dalë përpara dy minuta se eksplozivi të shpërthente.

Deshmia

“…kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën me rroba, jam habitur që e kam gjetur të shkatërruar…unë zhurmën e shpërthimit nuk e ka dëgjuar pasi ndodhesha në makinë dhe kisha xhamat mbyllur”-ka pohuar Spiro Çabiri.

Por kjo deklaratë ka habitur grupin e hetimit, të cilën kanë filluar të dyshojnë ndjeshëm mbi sinqeritetin e të arrestuarit.

Marredheniet ne familje

Në lidhje me marrëdhëniet e familjes së tij me dy bashkëpronarët e tjerë Vangjel Shtuka dhe Dhimitër Evangjeliu, Çabiri ka pohuar se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këta shtetas.

Mosmarrëveshjet për pronën i kanë bërë objekt gjyqësor dhe çështja civile vazhdon ende, por sipas tij konflikte fizike apo debate nuk kanë pasur.

Marrja ne pyetje

Më tej gjatë marrjes në pyetje, Spiro Çabiri ka treguar se:“…nuk dyshon te asnjë nga këta dy persona apo familjaret e tyre, se mund të kenë organizuar shkatërrimin me tritol të hotelit.

Sipas Çabirit, dikush ka dashur ti bëjë dëm atij, por jo ta vrasë pasi këtë do e kishin bërë saktësisht.

Çabiri

Çabiri i ka treguar prokurorëve se lidhur me këtë rast ai mendon se dikush ka dashur të ngrinte një kurth, duke e bërë fajtor Spiron, për diçka që se ka bërë.

“…duke ditur gjendjen shëndetësore të babit, kanë shpresuar që kështu të kishim një fatkeqësi të gjithë dhe me këtë formë të realizonin planet e tyre…”-është shprehur Spiro Çabiri.

Mengjesi

Më tej në dëshmi Spiro Çabiri ka treguar se mëngjesin e 13 shkurtit 2023, ka qënë në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe motrën. Ka ardhur djali i tij i cili quhet S.Çabiri dhe i ka thënë se ne nuk do të udhëtonin sot për në Angli, Skoci, për arsye se ai i ka thënë se ka provimet në shkollë në Gjirokastër dhe rrezikonte të humbiste vitin.

Sipas tij, djali është larguar përsëri nga shtëpia nuk i tha se ku do të shkonte. Në shtëpinë e tij ka mbërritur Inspektori i Policisë, Bert Çulli dhe një punonjës tjetër dhe e kanë informuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Çfare ka ndodhur

Pasi ka dëgjuar cfarë ka ndodhur është ndier keq dhe ka pasur probleme shëndetsore për shkak të tensionit të lartë. Në lidhje me persona të dyshuar autorë të mundshëm, deklaron se nuk ka asnjë dijeni.

Sipas prokurorisë në orën 05:50 ka dalë nga ambjentet e hotel “Bizant” Sotir Çabiri, duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.

Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi sipas policisë ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Etiketa: cabiriHabitPolicia

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Ruanin “shtëpinë e barit” në Spanjë, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Belgjikë, në pranga dy shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet