GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ibrahim Lici ka të hapur një dosje në SPAK”, Lala: Ka dalë në disa përgjime

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ibrahim Lici ka të hapur një dosje në SPAK”, Lala: Ka dalë në disa përgjime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala thotë se Prokuroria po heton për një numër të lartë ngjarjesh ku Ibrahim Lici rezulton se është i përfshirë, por për shkak të sekretit hetimor nuk janë zbuluar ende.

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Lala thotë se Shkodra ka qenë nën terrorin e krimit dhe nën diktatin e grupeve kriminale “Bajri” dhe “Lici” dhe për më tepër edhe qytetarët që kishin biznese nuk lejoheshin që të hapnin subjektet e tyre nëse nuk paguanin gjobën e faturuar nga krimi.

Klodiana Lala: Personazhe që e kanë mbajtur nën terror dhe kanë mbërthyer Shkodrën. Të gjithë bizneset atje nën diktatin e Licëve dhe të Bajrave kanë qenë të terrorizuar dhe nuk mund të hapnin qepenët e tyre nëse nuk paguanin gjobat. Pra, në një farë mënyrë, Shkodra ishte shndërruar në një domein të tyre dhe po mbahej peng nga krimi i organizuar dhe për këtë arsye, ky personazh konsiderohet shumë i kërkuar. Në informacionet që unë kam, ka po ashtu të hapur një dosje në SPAK, por që nuk është bërë publike për shkak të sekretit të hetimit, por ka dalë nga disa përgjime. Duket në pamje të parë sikur ka vetëm një akuzë, por nga informacionet që ka prokuroria shqiptare, ka një numër shumë të lartë ngjarjesh ku rezulton të jetë i përfshirë.

Lala thotë se të gjitha gjasat janë që Ibrahim Lici të kërkojë azil politik në Turqi me arsyetimin e dosjes “Metamorfoza”, ku është zbuluar se ka qenë nën shënjestrën e grupeve rivale për ta eliminuar.

Klodiana Lala: Po aq i rrezikshëm sa është Ibrahim Lici, po ashtu ka qenë edhe në shënjestër sepse grupet rivale kërkojnë ta eliminojnë. Ishte vënë në shënjestër të grupit kriminal “Bajri” dhe kjo u zbulua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, rezultoi që grupi kriminal “Bajri” po planifikonte për të vrarë Ibrahim Licin, Dorjan Dulin, një njeri të besuar të tij. Të gjitha gjasat janë që Lici të kërkojë azil politik duke u ndalur me arsyetimin që ka qenë në shënjestër për t’u vrarë. Nuk e di sa autoritetet shqiptare do të arrijnë ta marrin në Shqipëri. Ofrimi i statusit të të penduarit mund të zbardhë shumë ngjarje kriminale sepse në Shkodër ka shumë ngjarje që kanë mbetur të pazbardhura.

Ndaj Licit rëndon akuza e vrasjes së shtetasit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në Maj të 2021 në qytetin e Shkodrës.

Etiketa: LalaLiciSpak

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
Bilbao mund Girona-n, i bën dhuratën më të bukur Realit

Bilbao mund Girona-n, i bën dhuratën më të bukur Realit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com