GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ibrahimaj mashtron pensionistët për shtesën në shtator, zbardhet VKM-ja

11:38 - 19/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ibrahimaj mashtron pensionistët për shtesën në shtator, zbardhet VKM-ja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveç se po bëjnë propagandë me një rritje qesharake, qeveria duket se po mashtron pensionistët për indeksimin 6%, çka shkon në shtesë 9.5 % për këtë vit. Që Financat po bëjnë një lojë me këtë çështje është kaq e dukshme dhe këtë e tregojnë faktet e dokumentuara, vendime të vetë qeverisë që bien në kontradiktë me njeri-tjetrin. Paraditen e 14 shtatorit, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj  deklaroi se Këshilli i Ministrave ka vendosur që 678 mijë pensionistë do të përfitojnë rritje pensioni 6%, duke theksuar se kjo rritje do të përfshijë edhe pensionet për muajin shtator.

“Miratuam vendimin për indeksimin e pensioneve në nivelin 6 %. Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për vitin 2022 në nivelin 9.5 % në krahasim me pensionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve. Janë rreth 678 mijë pensionistë të cilët do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %, që me pensionin e muajit shtator, pasi ky vendim hyn në fuqi me pensionin e muajit shtator”, u shpreh Ibrahimaj në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë, po atë ditë, pak orë më vonë janë publikuar në  faqen e kryeministrisë vendimet e hartuara. Kuptohet se djalli fshihet në detaje. Vihet re se në VKM për rritjen e pensioneve ka një ndryshim i vogël, por me efekt shumë të madh negativ për pensionistët. Konkretisht, në vendim thuhet se shtesa me 6% e pensioneve do të ketë efekt financiar, duke filluar nga data 1 tetor. Ky vendim ka përjashtuar kështu në mënyrë kategorike pensionet e muajit shtator, pasi bilanci për pensionet e muajit shtator fillon të mbyllet në fund të muajit shtator dhe efekti financiare nuk mund të merret nga muaji paraardhës.

“Shuma bazë e pensionit, e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim të jetë 8. 588 lekë. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 tetor 2022”, përcaktohet në VKM e publikuar.  Pra ministrja tha se është planifikuar që të investohet financiarisht për rritjen e pensioneve të muajit shtator,  por vendimi  tregon qartë që shtesa do të fillojë nga muaji tetor.

Këtë duhet të besojmë në këtë rast? Dhe duke qenë se vendimet e publikuara kanë fuqi mbi çdo deklaratë të dhënë në media edhe nga vetë ministrat, në mbetet të kuptojmë se për muajin shtator, pensionistët do të marrin të njëjtën shumë si më parë. Gjithsesi, edhe kjo shtesë 6%, bazuar me vlerën në rritje të inflacionit, nuk është efektive. Këtë e kanë pohuar edhe të moshuarit në përgjigje për Gijotina.com. Por pak ditë më parë, edhe eksperti i ekonomisë, Koço Broka, u shpreh se rrija mund të ndjehet vetëm ata që kanë një pension mbi 400 mijë lekë, ndërsa për të tjerët ky indeksim është i papërfillshëm. Në këtë kuadër qeveria edhe njëherë tregoi se po përdor kategoritë më të prekura nga kriza për të bërë propagandë, por në realitet qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në krizë./ Esmeralda Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: CmimedeklarateDelina Ibrahimajindeksimkryesore2mashtrimMinistrepensionerritjeVKM

Lajme të lidhura

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci
Breaking Views

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci

19:12 - 23/04/26
Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Para
E rëndë/ Autobusi me të infektuar përmbyset në autostradë, vdesin 27 persona

E rëndë/ Autobusi me të infektuar përmbyset në autostradë, vdesin 27 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com