GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ibrahimaj prezanton projekt Buxhetin për vitin 2022, PD: Mbani premtimin për uljen e borxhit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibrahimaj prezanton projekt Buxhetin për vitin 2022, PD: Mbani premtimin për uljen e borxhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Financave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ka prezantuar projekt Buxhetin për vitin 2022. Ministrja përsëriti qëndrimin e saj, sipas të cilës do të ketë rritje ekonomike 4.1 në vitin 2022 dhe fiskalizimi do të japë rezultate në këtë aspekt.

“Fiskalizimi pritet të rrisë të ardhurat. Kemi parashikuar rritje natyrale të të ardhurave si pasojë e rritjes ekonomike. Janë të parashikuara edhe efektet e paketës fiskale. Politikat e investimeve publike, ne presim që të vijojnë investimet që kanë filluar gjatë viteve të kaluara, sa i takon rrugëve dhe Ujësjellësave. Këtë vit rritja ka ardhur si pasojë e rritjes në të gjithë sektorët, përveç bujqësisë. Kemi pasur rritje të konsumit, por edhe të investimeve. Parashikimet për vitin 2022 deri në 2025 janë të bazuara në strukturën e ekonomisë shqiptare. Këto parashikime janë në linjë me FMN dhe BSH,” u shpreh ministrja.

Si të papërgjegjshëm e ka cilësuar deputeti i PD, Bujar Leskaj projektbuxhetin e vitit 2022, ndërsa tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për uljen e këtij borxhi.

“Ky është buxheti më i papërgjegjshëm dhe vazhdon në vijimësi të buxheteve të kësaj qeverie. Nuk mund të flasim dhe të theksojmë për buxhet kredibël ku vazhdojmë dhe thellojmë borxhin publik. Në programe ju si pari dhe qeveri keni vënë një objektiv madhor që do e kalonit borxhin publik në 60%. Tani e keni thënë që në 2025 pritet të shkojë në 79%. Kemi një mos mbajtje premtimi me mbi 2 miliard euro. Ju si ministre a shqetësoheni për këtë mos mbajtje premtimi? Deklaroni se do të ketë shtim të të ardhurave dhe në korrik e rishikoni. Më bën të mendoj se i vendosni këto shifra nën presionin politik,” u shpreh ai.

Më tej, deputeti u ndal tek Eurobondi, ku kërkoi nga ministrja më shumë detaje se ku do të përdoret.

“Një merak, ne e folëm për Eurobondin dhe ende në materialet tuaja kam parë një togfjalësh që do përdoret për mbështetje buxhetore. Mund të na tregoni me shumat përkatëse ku do përdoret ky Eurobond. Nuk mund të vazhdoni ta kaloni me një togfjalësh. Ky buxhet që ju keni përgatitur a ka parashikuar ndonjë zgjidhje apo përpjekje për uljen e informalitetit?“, tha Leskaj.

Leskaj theksoi gjithashtu se duhet bërë më shumë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Etiketa: Komisioni FinancatPD

Lajme të lidhura

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut
Aktualitet

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

16:34 - 05/10/26
Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

16:29 - 05/10/26
Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa
Aktualitet

Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa

15:39 - 05/10/26
Para
Pas tërmetit u lanë në rrugë, 20 familje protestojnë në Durrës

Pas tërmetit u lanë në rrugë, 20 familje protestojnë në Durrës

TË FUNDIT

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut
Aktualitet

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

16:34 - 05/10/26

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion ka rrëzuar ankimin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare, duke lënë në fuqi masën e sekuestros...

Lexo më shumë
Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

16:29 - 05/10/26
Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa

Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë Parlamentit, policia merr masa

15:39 - 05/10/26
Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

15:12 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com