GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ibrahimaj shkel rekomandimin e BB dhe justifikon qeverinë: Pse do të marrim borxh

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ibrahimaj shkel rekomandimin e BB dhe justifikon qeverinë: Pse do të marrim borxh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministrja Denlina Ibrahimaj, ka deklaruar se rritja e çmimeve është pozitive deri në një nivel të qëndrueshëm.

Sipas saj inflacioni deri në 3% është i qëndrueshëm. Megjithatë ministrja theksoi se brenda inflacionit çmimet performojnë ndryshe, për një produkt është më i lartë e për një tjetër më i ulët.

“2.5% inflacion është inflacion më se i qëndrueshëm. Rritja e çmimeve është pozitive në vend derisa nuk arrin një nivel të shqetësueshëm. Deri në nivelin 3% inflacioni është i qëndrueshëm. Parashikimet e FMN nuk parashikojnë rritje të inflacionit përtej 3% madje gjatë vitit të ardhshëm do shkojmë në 3%. Brenda inflacioni ka grup  çmimesh  që performojnë ndryshe, kame çmime më të larta dhe më të ulëta”, tha Ibrahimaj.

Komisioni i Ekonomisë po diskuton edhe marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro. Duke qenë se Banka Botërore ka paralajmëruar një shtrëngim monetar vitin e ardhshëm, Ibrahimaj  nënvizoi se është në interesin tonë që të marrim borxh këtë vit pasi vitin tjetër kostoja do të jetë më e lartë.

“Kostoja e borxhit ka ardhur ndër vite duke u reduktuar. Është ndikuar nga stabiliteti makroekonomik, sa i përket maturimit patjetër që një maturim më i gjatë ka kredibilitet më të gjatë në ekonomi. Objektivi ynë është që në 2023 afati i maturimit të shkojë në 864 ditë maturim. Është në interes që maturitetet të zgjaten. Vitin e ardhshëm të gjithë BB janë duke paralajmëruar një shtrëngim monetar. Është në interesin tonë të marrim një borxh, të marrim një shifër më të madhe këtë vit e të mos dalim në tregje vitin e ardhshëm.  Të gjitha gjasat janë që gjasat në tregje ndërkombëtare në vitin e ardhshëm të jetë më e shtrenjtë”, deklaroi ajo.

Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ky eurobond do të shërbejë për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret në arsim, shëndetësi, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike.

“Emetimi i një eurobondi ka një rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme. Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga  500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga  7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022”,  tha Delina Ibrahimaj.

Etiketa: Denlina IbrahimajKomisioni i Ekonomise dhe Financave

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Para
Emërimet e Kuvendit për organet e pavarura pengohen nga “interesat politike”

Emërimet e Kuvendit për organet e pavarura pengohen nga “interesat politike”

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com