GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ibsen Elezi e quajti Vokshin “Damiania e PD”, reagon Komisioni i Zgjedhjeve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibsen Elezi e quajti Vokshin “Damiania e PD”, reagon Komisioni i Zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD i kërkoi dy kandidatëve në garë, Sali Berishës dhe Ibsen Elezit të ruajnë etikën e komunikimit gjatë fushatës deri në zgjedhjet e 22 majit.

Reagimi i Komisionit erdhi pak orë pasi Ibsen Elezi akuzoi Vokshin se po e shkatërron procesin zgjedhor, duke e quajtur atë edhe “Damiania e PD”.

“Do që ta shkatërrojë procesin Damiana e PD, le ta shkatërrojë, por po shkatërron veten. Pas 2023 nuk do rrijë më në këto zyra, do ikin dhe këta si Basha. Njerëzit tani janë ndërgjegjësuar, njerëzit nuk hoqën një Lul për të sjellë një Lul tjetër”, deklaroi Elezi.

Nga ana e tij Komisioni reagoi përmes një deklarate për mediat duke bërë të ditur se “Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative”.

Në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, u diskutua kalendari i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD.

Bëjmë me dije se z. Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Ndërkohë z. Ibsel Elezaj, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë.

Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.

Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim.

Komisioni ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati:

–         Listën dixhitale të anëtarësisë;

–         Ambjente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

–         Listën e kontakteve të drejtuesve në cdo degë të PD;

–         Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije që Komisioni mblidhet çdo ditë në orën 10.30.

Ai qëndron në gadishmëri për t’u mbledhur në çdo moment të ditës sa herë që ka nevojë për një vendimmarrje për të akomoduar çdo kërkesë të secilit kandidat, vendim që i është bërë më dije përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar.

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative.

Komisioni është i angazhuar e do të vijojë punën me përkushtim për të garantuar garë të barabartë, proçedura transarente në mënyrë që demokratët të zgjedhin me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë e të drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Demoratike.

Etiketa: Komisioni i ZgjedhjevePD

Lajme të lidhura

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Breaking Views

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme
Breaking Views

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë
Breaking Views

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Para
Dinamo nuk ia del ndaj Laçit, kurbinasit rikthehen te fitorja në kampionat

Java e 34-të e kampionatit, FSHF njofton oraret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

Visar Mehmeti, një nga dy deputetët shqiptarë që siguruan mandat në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, nuk e përjashton mundësinë...

Lexo më shumë
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com