GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike

12:56 - 31/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI) mbi zgjedhjet e 11 Majit, ku shprehen se janë një farsë politike dhe kërkohet krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja.

Sipas Berishës në rezolutën e miratuar më 30 maj 2025 në Abixhan, IDC-CDI thekson se zgjedhjet u shoqëruan me presion sistematik, frikësim dhe blerje të votës; keqpërdorim masiv të burimeve publike për qëllime elektorale, kontroll të qeverisë mbi median dhe censurë politike, përfshirë ndalimin e platformës TikTok, si edhe manipulim të procesit zgjedhor.

Në rezolutën e IDC-CDI kërkohet formimi urgjent i një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të reja, zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërprerje e përndjekjes politike ndaj liderëve opozitarë, kushtëzim i integrimit të Shqipërisë në BE me reforma zgjedhore dhe demokratike.

Rezoluta e lexuar nga Sali Berisha:

Rezolutë mbi Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

“Shqipëria: Integriteti Zgjedhor dhe të Drejtat e Opozitës”.

Propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë – Shqipëri.

Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI),

Duke riafirmuar rëndësinë thelbësore që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për qeverisjen demokratike dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE,

Duke rikujtuar rezolutat e mëparshme të PPE-së, IDU-së dhe IDC-CDI-së që kanë paralajmëruar për prapakthimin demokratik dhe keqpërdorimin e institucioneve nga Partia Socialiste (PS) në pushtet,

Të alarmuar nga gjetjet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit (OSBE/ODIHR, OSBE PA, APKE, Parlamenti Evropian) lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025,

Shprehin shqetësim të thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit, duke përfshirë:

  • Lirinë e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7 i Kopenhagenit):

Votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. Qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve. U shpenzuan rreth gjysmë miliard euro për tendera, prokurime dhe koncesione në kundërshtim me ligjin, të gjitha me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Vota e fshehtë nuk u respektua në shumë qendra votimi, dhe klima u karakterizua nga frikë dhe presion, duke u mohuar qytetarëve të drejtën për zgjedhje të lirë.

  • Lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion (paragrafi 7.8 i Kopenhagenit):

Kontrolli i partisë në pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platformës TikTok dëmtuan rëndë mundësinë e votuesve për të pasur qasje në informacion të balancuar dhe të larmishëm.

  • Ndarja e partisë nga shteti (paragrafi 5.4):

Partia Socialiste në pushtet i ka fshirë kufijtë midis shtetit dhe partisë, duke përdorur institucionet publike dhe burimet shtetërore për përfitim partiak, në kundërshtim me parimin që “shteti duhet të jetë i ndarë nga partia në pushtet”.

  • Keqpërdorimi i burimeve publike: Qindra mijëra punonjës të administratës publike u vunë nën presion për të bërë fushatë përmes një “rrjeti patronazhist” të shtrirë në të gjithë vendin, duke minuar konkurrencën demokratike.
  • Liria e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7): Votuesit u përballën me presion, survejim, frikësim, kërcënime, blerje vote dhe mungesë të sekretit të votës;
  • Liria e shprehjes (paragrafi 7.8): Kontrolli i qeverisë mbi median, censura dhe ndalimi i TikTok-ut kufizuan qasjen në informacion të paanshëm.
  • Pandëshkueshmëria institucionale: Rreth 200 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ mbetën pa ndonjë reagim apo ndjekje penale.

IDC-CDI dënon manipulimin e procesit zgjedhor përmes:

  • Kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve;
  • Përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Ervin Salianjin dhe Fredi Belerin;
  • Pandëshkueshmërinë institucionale, me mbi 30 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ, pa ndonjë ndjekje ligjore.

IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të:

Zbatojnë urgjentisht rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR, përfshirë ato mbi barazinë në fushatë, mediat dhe institucionet e paanshme;

Ndërpresin përndjekjen politike dhe të rikthejnë të drejtat e plota për liderët e opozitës;

Të krijojnë një qeveri teknike (kujdestare) për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja;

Sigurojnë pluralizëm real mediatik dhe akses të barabartë në media për të gjitha forcat politike.

IDC-CDI:

  • Shpreh solidaritet të fuqishëm me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD-ASHM) dhe të gjithë aktorët civilë që mbrojnë demokracinë;
  • U bën thirrje anëtarëve të CDI-së të dërgojnë një mision për verifikim faktesh dhe vëzhgimi në Shqipëri për të vlerësuar ecurinë e zgjedhjeve, për t’u takuar me aktorët përkatës dhe për të dhënë një vlerësim të pavarur mbi përputhjen me normat demokratike;
  • I bën thirrje BE-së që të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike;
  • Paralajmëron se konsolidimi autoritar dhe ndikimi kriminal në Shqipëri përbëjnë rrezik serioz për demokracinë e brendshme dhe për stabilitetin rajonal.

Asambleja e Përgjithshme, Abixhan, 30.05. 2025.

Më tej Berisha shtoi se rezolutat e miratuara nuk e pengojnë integrimin e Shqipërisë për në BE, madje sipas tij, e ndihmojnë atë.

Berisha: Përkundrazi, ne po ndihmojmë, po kontribuojmë shumë në integrimin e Shqipërisë në BE. Në qoftë se BE është bashkim i vendeve të lira dhe demokratike, qeveritë e këtyre vendeve duhet të zbatojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Rezoluta nuk kërkon asgjë tjetër përveçse zbatimin e këtyre parimeve. Unë mendoj se kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë, duke evidentuar të vërtetat e hidhur dhe jo fshehur, është kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE.

 

Etiketa: berishaKryesore1Rezolute

Lajme të lidhura

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Para
Bashkëpunim me Metën për zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

Bashkëpunim me Metën për zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26

Aktualisht në qarkun e Fierit reshjet e shiut kanë ndaluar ndërsa nuk raportohet për akse të bllokuara. Ndërkohë prurjet në...

Lexo më shumë
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com