GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për mediat, ka raportuar se deri më sot janë identifikuar në total katër vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ku kanë ngordhur 716 krerë bagëtish gjithësej.

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bëjmë me dije se sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

“Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.” – thuhet në komunikatës.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

Në komunikatë thuhet se është mbledhur Qendra Kombëtare e Krizës, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, e Turizmit dhe Mjedisit dhe e Mbrojtjes e cilat ka identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km), ku për çdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, janë marrë masa e kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla.

“Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9.6.2025 ka hyrë në fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky Urdhër i shtrin efektet e tij në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend”,  thuhet në deklaratë.

Etiketa: bagetimurtajavatra

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com