Një ngjarje e rëndë ndodhi pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, ku një person u qëllua me armë zjarri.
Viktima, e identifikuar si Eduart Reçi, një biznesmen 52 vjeç dhe pronar i kompanisë ELGM, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës me një plagë serioze në kokë.
52-vjeçari u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua tek spitali i Traumës në kryeqytet, por nga plaga e rëndë nuk ka mundur të ja dalë dhe ka ndërruar jetë.
Eduart Reçi është i njohur në zonë për aktivitetin e tij në ndërtim, duke qenë që ka ndërtuar disa pallate aty pranë. Ndërkohë më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH.
Raportohet se në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.
Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen autorët, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, duke shqyrtuar prova të mundshme dhe duke analizuar të dhënat e kamerave të sigurisë.
Lexo edhe:
Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte
Discussion about this post