GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U godit me thikë në qafë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së 26-vjeçarit në Korçë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U godit me thikë në qafë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së 26-vjeçarit në Korçë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës ka identifikuar autorin e plagosjes të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin juglindor.

Përmes një komunikate, blutë e Korçës bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin J. R., 22 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 26-vjeçarin Kostandin Ziu.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes, në një lokal në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, në lagjen nr.10.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë bashkë në shoqërinë e një femre. Pas plagosjes, mësohet se kanë qenë këta dy të fundit të cilët dërguan në spital 26-vjeçarin dhe më pas u larguan menjëherë duke braktisur kështu edhe mjetin e tyre tip “Renault Clio”.

Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sherr që degradoi deri në plagosjes me thikë të 26-vjeçarit Kostandin Ziu.

I riu ka marrë plagë me thikë në qafë dhe kokë dhe pas mjekimit në spitalin e Korçës, bluzat e bardha vendosën ta dërgonin mbrëmjen e djeshme tek spitali i Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Mësohet se aktualisht 26 vjeçari ndodhet në gjendje kome.

Ziu kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku kryente dënimin për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga 22-vjeçarit J. R., i cili është shpallur në kërkim dhe blutë e Korçës po ushtrojnë kontrolle për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Etiketa: autorKorçëPlagosje

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
A do të ketë ndëshkim? G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat dhe futen bashkë në tualet

A do të ketë ndëshkim? G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat dhe futen bashkë në tualet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com