GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë të ndalur skandalet e drejtoreshave që vijnë e ikin në krye të institucionit Identitek. Kujtojmë që për një vit e gjysmë, Loina Prifti ka drejtuar kompaninë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, të njohur ndryshe si Identitek.

Por në nëntor të 2024 ajo është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas nisjes së auditit në institucionin që ajo drejtonte. Të njëjtat burime raportojnë se Prifti i kishte caktuar vetes një pagë 15 mijë euro në muaj.

Ndërkohë në vend të saj u emërua Freksida Halilaj e cila po ndjek të njëjtat rrugë përfitimi.

Ditët e fundit në kompaninë “Identitek”, një situatë e padrejtë dhe diskriminuese po përbën një shqetësim të madh për punonjësit.

Pavarësisht premtimeve për investime dhe angazhime publike, siç është deklaruar për diasporën, realiteti për ata që punojnë çdo ditë është ndryshe.

Rroga e 13-të, një bonus i zakonshëm dhe i pritur për çdo punonjës, nuk është dhënë për këtë vit, me justifikimin e pabazuar se “nuk është miratuar nga bordi”.

Ndërkohë, anëtarët e bordit vazhdojnë të përfitojnë rroga shtesë çdo 3-4 muaj, pa asnjë justifikim të besueshëm, duke e theksuar më tej pabarazinë në trajtimin e punonjësve.

Kërkesa e punonjësve është e thjeshtë dhe e drejtë: trajtim i barabartë dhe i dinjitetshëm, pa dallime dhe favorizime të padrejta.

Mesazhi denoncues për JOQ:

“Dua të denoncoj publikisht një situatë të padrejtë që po ndodh në kompaninë Identitek. Nuk e di me cfarë pafytyrësie dalin dhe bëjnë fasadë për investime surreale sic dolën duke treguar për “investimin” që po bëjnë për diasporën. Siç u tha dhe përmend tek faqja juaj dhe para disa ditësh për këtë vit, rroga e 13-të – një bonus i zakonshëm dhe i pritshëm – nuk është dhënë, me justifikimin e pabazuar se “nuk është miratuar nga bordi”.

Ne, punonjësit e zakonshëm, jemi ata që kemi punuar pa u ndalur, duke dhënë maksimumin për suksesin e kompanisë. Në këmbim, meritojmë trajtim të drejtë dhe të barabartë, jo diskriminim të hapur dhe mungesë transparence. Ky vendim tregon qartë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e drejtësisë nga ana e bordit të kompanisë.

Ndërkohë, anëtarët e bordit vazhdojnë të përfitojnë rroga shtesë çdo 3-4 muaj, pa asnjë pengesë apo justifikim. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm.

Kërkojmë që bordi i Identitek të mbajë përgjegjësi për këtë padrejtësi dhe të sigurojë që:

Praktikat e padrejta dhe diskriminuese të ndalen menjëherë. • Punonjësve t’u sigurohet trajtim i drejtë dhe me dinjitet. • Të drejtat tona të respektohen siç e meritojmë. Ne e meritojmë më shumë!”

 

 

Etiketa: IdentiTek

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Veliaj i jep tenderin 1.6 miliardë lekë ortakut të “DH Albania” në skandalin e Unazës së Re

Veliaj i jep tenderin 1.6 miliardë lekë ortakut të “DH Albania” në skandalin e Unazës së Re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com