GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Idrizi jep alarmin: Flamurtari rrezikon regjistrimin për sezonin e ri

14:05 - 27/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Idrizi jep alarmin: Flamurtari rrezikon regjistrimin për sezonin e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamurtari rrezikon regjistrimin për sezonin e ri futbollistik. Pengesë bëhet mungesa e kontrata me turqit për administrimin. Ajo ka skaduar dhe zyrtarisht Sinan Idrizi ka bërë kërkesë për ta rinovuar, e megjithatë Këshilli Bashkiak nuk e ka marrë ende vendimin për shtyrjen e afatit. Gjatë një prononcimi ekskluziv për “Panorama Sport”, ai ngre shqetësimin dhe kërkon një mbledhje sa më të shpejtë për këtë rast.

“Ky problem është pak më gjerë se kërkesa jonë drejtuar bashkisë. Nuk është se mungon gatishmëria nga ana e bashkisë, kryetarit apo stafit për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij ngërçi, por është një gjë pak më e gjerë se kaq. Bëhet fjalë për asete, investime, për Ministrinë e Ekonomisë dhe qeverinë. Janë të gjitha bashkë këto në vazhdimësi. Ne kemi kërkuar shtyrjen e kontratës për momentin, pastaj gjatë kohës këtë historinë tjetër. Por duhet të zgjidhet një çështje emergjente procedurale, pasi ne nuk çojmë dot ekipin tani, nuk e regjistrojmë dot pa u miratuar shtyrja e kontratës. Kjo është emergjenca, mënyra e menaxhimit të ekipit, pjesa tjetër pastaj është gjë tjetër. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak i Vlorës dhe të miratojë shtyrjen, pasi unë nuk kam se si të regjistroj ekipin, nuk kam të drejtë menaxhimi. Është një periudhë kalimtare që e lejonte ligji, por tani duhet të merren masat. Duhet të bëjmë regjistrimet”, u shpreh fillimisht numri një i klubit.

ASETET DHE INVESTIMET – Çështja e aseteve mbetet ende e pazgjidhur, duke bërë që të mbetet peng edhe investimi që do të niste për fushat në Pyllin e Sodës. Idrizi sheh si zgjidhje përfundimtare vetëm privatizimin e klubit. “Unë tani konkretisht dua që të marr fushat te vendi që ne e quajmë si Pylli i Sodës, por që zona atje nuk është më pyll. Tani është problemi i aseteve, disponibilitetit të tyre, mënyra e investimit, etj. Fushat duhet t’i kishim filluar që në datën 1 gusht. Erdhën turqit, panë terrenin. Kemi bërë preventivet. Tani është problemi i aseteve. Pasi ato fusha atje do të kenë edhe disa terrene. Është problemi i pronës tani. Unë duhet t’i kisha filluar këto. Nuk ka çfarë të privatizojë bashkia, këtu të jeni të qartë. Bashkia maksimumi jep në përdorim, siç e bëri Shkodra, të drejtën e aktivitetit. Por ne duhet të investojmë në asete. Zgjidhja përfundimtare është vetëm privatizimi, nuk ka asgjë tjetër. Duket se është në rrugë të mbarë. Tani fillon projekti “Vlora Sport”, është gjithë ai stadium. Javën e parë të shtatorit unë pres arkitektët në Vlorë. Tani po flasim për 15 mijë, 25 mijë vende stadiumi. Por janë ca procedura burokratike klasike që këtu i vështirësojnë pak, por nuk ka, është e zgjidhshme. Besoj se nuk ka më problem tani”, deklaron numri një i klubit.

AKADEMIA E BRAZILIT – Investim dhe binjakëzim. Ky është projekti që Flamurtari parashikon të zbatojë me një akademi futbolli në Brazil. Ky projekt i është çuar në tavolinë kreut të klubit nga ish-trajneri Marcelo Troisi. “Është një investim që do të bëjmë për binjakëzimin. Është një projekt që vjen nga Brazili. Unë e kam vlerësuar së bashku me një ortakun tim të një ekipi tjetër në Turqi. Është një projekt shumë i mirë në tavolinë, tani duhet të kalojmë nga ana teorike në anën praktike. Është ideja e strukturës ‘Vlora Sport’, të cilën kam vite që e flas. Është një pjesë e këtij miksimi që duam të bëjmë ne. Projekti është sjellë nga Troisi”, përfundon Idrizi. /Panorama sport

 

Etiketa: flamurtarIdrizi

Lajme të lidhura

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit
Breaking Views

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës
Breaking Views

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës
Sport

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
Para
Vinin baste sportive online në Tiranë, në pranga katër persona

Vinin baste sportive online në Tiranë, në pranga katër persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26

Këto janë pamjet e një prej protestuesve që është dhunuar rëndë nga policia. Por bashkë me këtë të ri, është...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com