GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Igli Cara kundër projektit Rama-Alabar

23:18 - 17/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Igli Cara: Ta bëjmë Durrësin të jetueshëm,transparencë 100 përqind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se projekti i portit të Durrësit ka qenë një kopeturë për të mbuluar vjedhjen e madhe, të tokës dhe e pronave me vlerë rreth 3 miliardë eurosh, duke humbur një aset kombëtar në këmbim të asgjëje. Ndërsa analisti Neritan Sejamini tha se pas këtij projekti nuk është as biznesmeni arab, Alabaar, por ai shërben si mbulesë sepse aty do të hedhin paratë e krimit, të cilat do të investohen me tokën falas të dhënë nga shteti.

Biseda në studio

Igli Cara: Ndoshta kam qenë i pari që e kam denoncuar, sapo u miratua ligji i 3 dhjetorit 2020, në Parlamentin Shqiptar. Dolën faktet se i tëri ishte një proces korruptiv. Ne si durrsakë e kemi menduar shpesh që porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh, të ishte i aksesueshëm për qytetarët, të largohej terminali lindor dhe në 2006-ën, nën qeverisjen e PD-së, cisternat e karburanteve kaluan në Porto Romano. Pra nuk jemi kundër të bëhet marinë detare, që në këtë projekt zë 2 për qind të vlerës. Pra nga 2.1 miliardë euro, marina zë një vlerë prej 20 milionë eurosh.

Pra ka qenë një koperturë për të mbuluar vjedhjen e madhe, e tokës, e pronave të portit që sipas revistës Monitor, janë 3 miliardë euro minimumi. Po japim një aset kombëtar që vlen shumë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më gjerë dhe po e japim në këmbim të asgjëje.

Aty do të bëhen 13 mijë ndërtime, dhe pas 30 vitesh, nëse do të fitohet, pala shqiptare do të marrë 33 për qind. 11 përqindëshi që është taksa e infrstrukturës dhe strehimit dhe që i takon bashkisë së Durrësit, 231 milionë euro, u falën, dhe ato do të duhej të derdheshin përpara se të firmosej leja e ndërtimit. Qeveria qendrore fali diçka që nuk ishte e saj, por e pushtetit vendor. Ajo do të bëhej vetëm nëse do të ishte ndonjë brand, si Emaar, por nuk është është vetëm Alabaar.

Neritan Sejamini: Nuk është as Alabaar. Ai është mbulesë. E kam intervistuar vetë. Ai nuk do të investojë asgjë. Do të investojnë kompanitë shqiptare të ndërtimit, do të hedhin aty paratë e krimit, të cilat do të investohen me tokën falas të dhënë nga shteti. Është një parajsë për të pastruar paratë e krimit dhe t’i pastrosh me privilegje, pa paguar taksa, pa patur probleme, pa blerë tokën. Dhe ky është  projekt kriminal.

Etiketa: Edi Ramaporti i Durresit

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Liverpool dhuron show, i shënon 6 gola Leedsit

Liverpool dhuron show, i shënon 6 gola Leedsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com