GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Igli Cara: Rama fushatë me taksat e qytetarëve

19:13 - 12/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Igli Cara: Ta bëjmë Durrësin të jetueshëm,transparencë 100 përqind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës Igli Cara ka folur sot përmes një lidhjeje Skype për Klan Neës sa i takon fushatës zgjedhore.

Fushatën e Partisë Socialiste, Cara e cilësoi të ndryshme nga ajo që është deklaruar, duke theksuar se Rama po bën fushatë me taksat e qytetarëve.

“Së pari më lejoni t’ju korrigjoj kur thatë se Rama dhe PS do të bëjë një fushatë pa shpenzime, po korrigjoj Ramën. E vërteta është komplet ndryshe, çdo mjet motorik është në fushatë, po bëhet me shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe me burime të administratës. Takimet sot në Durrës do të bëhen duke nxjerrë nga mësimi gjimnazistët, nuk është e vërtetë që po bëhet pa zhurmë, po bëhet me taksat e qytetarëve.”

Nga ana tjetër, ai u shpreh se fushata e krahut opozitar në Durrës është ajo e modelit klasik, ku në fokus sipas tij janë problemet e qytetarëve.

“Rama së pari duhet të japë llogari çfarë ka bërë në këto 10 vite, sepse të bësh demagogji që këtë fond do ta shpenzosh për mbjellje pemësh nuk është fare e vërtetë. Ne kemi takuar qytetarë të Durrësit duke njohur problemet e tyre, në këto 10 vite dhe aq më tepër për bashkinë e Durrësit është një fushatë e ballafaqimit të fakteve, bazohet tek ato çka nuk ka bërë qeverisja lokale, por mbi të gjitha për atë çfarë ne mund të bëjmë. Kërkojmë një fushatë pozitive që Durrësi mund të bëhet.”

Më 15 Prill, “Bashkë Fitojmë” do çelë fushatën në stadiumin Air Albania, e për këtë Cara thotë se do të jetë një ballafaqim faktesh me atë që është bërë në çdo qytet. Cara thekson se Durrësi kërkon ndryshimin, duke renditur të gjitha punët që duhen bërë në vijim.

“Fushata ka prioritete pastaj shtyllat mbi të cilat mbështetet. Mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve, zhvilimi ekonomik dhe zhvillimi urban, të kthehehet poli më i rëndësishëm i turizmit në vend. Këto qëllime, bashkia e Durrësit do jetë një institucion i shërbimeve reale, ligjshmëria dhe transparenca do jenë themeli. Do kemi një zbatim të planit të përgjithshëm vendor megjithëse është miratuar me vonesë, sidomos procesi i rindërtimit që të përfundojë në 2024, menaxhim më efiçent të buxhetit të bashkisë për qasje inovative për angazhim në projekte rajonale. Infrastruktura, turizmi dhe bujqësia si tre pika kryesore.

Kuptohet që kthimi i shërbimit për banorët në zonë do jetë një nga prioritetet kryesore sepse harxhojnë shumë për të marrë shërbimi, do i afrojmë në zonat e tyre. Ka zona që nuk marrin kurrë shërbime për ditë të tëra, ka rrugë pa ndriçim natën, rrugë të amortizuara, nuk ka akoma ujë në shumë zona megjithëse është bërë një investim i madh për linjën direkte.”

Kujtojmë se Igli Cara ka përballë në këtë garë elektorale Emiriana Sakon e Partisë Socialiste.

Etiketa: Edi RamaIgli Cara

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Para
Ja si kapërcehet kriza e lidershipit

Ja si kapërcehet kriza e lidershipit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com