GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Igli do shkoj te mama”, Cara i përgjigjet Sakos: Zoti të faltë!

20:34 - 06/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Igli do shkoj te mama”, Cara i përgjigjet Sakos: Zoti të faltë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një retorikë të ashpër sa kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës, dukshëm si të ishte shkruar nga vetë Edi Rama me fraza halabakësh dhe duke shkelur çdo normë etike, Emirjana Sako për herë të parë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit, sulmoi dje rivalin e saj opozitar Igli Cra.

Sikur të mos mjaftonin termat e përdorur dhunshëm për të baltosur figurën e kundërshtarit, Sako e mbyllte deklaratën alla-Rama, duke thënë: “Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e ‘non grata-ve’ dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetëm hallet dhe interesat personale!”.

Pikërisht për këtë formë të sulmit ndaj kundërshtarit që Sako kishte zgjedhur, Cara është pyetur sot në studion e “Kjo Javë”, duke thënë se ai nuk do ta linçonte kurrë në këtë mënyrë kundërshtarin në njëbetejë politike.

Për më tepër, për Carën, përdorja e familjarëve në fushatë, siç Sako bëri më nënën e tij është në shkelje të çdo rregulli të etikës.

“Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për këtë status, por mendova si ka mundësi që një zonjë që është dhe nënë, shkon në atë pikë sa të përmendë nënën e kundërshtarit. E kuptoj që mund të jetë në siklet por është veprim i ulët. Unë nuk do guxoja kurrë siç nuk e kam bërë, të përmend familjarë të rivalët e mi, aq më tepër nënën. Zoti e faltë se të përmendësh nënën e kundërshtarit është nga aktet më të rënda”, tha Cara.

Më tej në analizën politike të kësaj fushate për bashkinë e Durrësit, ai e akuzoi Sakon se e ka kthyer institucionin që drejton në një derë të mbyllur për qytetarët dhe e ka trajtuar si pronë personale, pushtetin.

Ai gjithashtu tha se në Durrës nuk është përmbyllur as 50 % e procesit të rindërtimit, ndaj qytetarët në 14 maj duhet të votojnë për ndryshimin.

“E para kryefjala është që bashkia është një derë e mbyllur për qytetarët, sepse është menduar si pronë e një grupi të caktuar, Dako e Sako. Më shumë se gjysma e qytetit ka ujë me ndërprerje, transporti urban lë për të dëshiruar, procesi i rindërtimit një plagë që në këto katër vite ka rënduar në Durrës. Sot nuk është mbyllur as 50% e procesit të rindërtimit.Të gjitha këto do të gjejnë zgjidhje pas datës 14 maj. Socialistët Po manipulojnë njerëzit duke thënë se do japin shtëpi me lista, por të gjitha këto janë propagandë për të fituar vota”, u shpreh Cara.

Etiketa: DurrësEmiriana Sakoilgi cara

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Superioria – Gabon Tirana, tani derbi si një finale titulli

Superioria - Gabon Tirana, tani derbi si një finale titulli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26

Qyteti bregdetar, Vlora, do të ketë sërish mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, por këtë herë arsyeja janë punimet...

Lexo më shumë
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com