Pas shkarkimit të Belinda Balluku nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, vendi i saj në qeverinë shqiptare është marrë nga Enea Karakaçi, një emër që kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve dhe kritikave publike.
Emri i Karakaçit ka qenë edhe objekt i hetimeve nga strukturat e drejtësisë. Në tetor të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) riktheu vëmendjen mbi të, duke zhvilluar kontrolle në zyrën, banesën dhe telefonin e tij personal si pjesë e një hetimi penal ndaj tij si drejtues i OSHEE, në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshimta administrative dhe financiare.
Përpara këtij hetimi, Karakaçi ishte cituar në media edhe si një emër i lidhur ngushtë me Ballukun në strukturat e OSHEE-së dhe si person i përfshirë në emërime dhe procedura brenda sektorit energjetik, përfshi edhe riorganizime brenda OSHEE-së.
Me emërimin e tij në pozicionin e ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Karakaçi zë vendin e Ballukut në qeveri, duke qenë një ushtar i bindur i Ballukut, sidomos pas zëvendësimit të Ardian Çelës në krye të OSHEE, pikërisht dy vite e gjysmë përpara.
Kjo ndodhi pikërisht kur Rama i kërkoi Çelës të distancohet, pasi Balluku nuk donte të punonte me të. E pikërisht duke parë këto lëvizje, lind me të drejtë pyetja, a është Rama kukulla e Ballukut, që po vendos në qeveri njerëzit që ajo do, edhe pas gjoja shkarkimit të saj.
gijotina.com/










Discussion about this post