GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ikja e shqiptarëve, BB: S’është çështje pagash, por e perspektivës

në Ekonomi, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ikja e shqiptarëve, BB: S’është çështje pagash, por e perspektivës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka dhënë një konferencë shtypi sot në Tiranë së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Salinas tha se largimi i të rinjve nga vendi nuk lidhet vetëm me pagat,por është mungesa e perspektivës që e bën largimin një çështje më komplekse.

I pyetur se si e konsideron vendimin e Qeverisë për të rritur ndjeshëm pagat në Administratën shtetërore, ai nënvizoi se për të rinjtë shqiptarë sot “nuk është vetëm çështja e pagave në vetvete, por çështja e të pasurit të mundësive për të zhvilluar aspiratat që ata kanë; jo vetëm për një punë të mirë tani, por për një punë që krijon një perspektivë për të ecur përpara”.

Pyetja: Z. Salinas, besoj se jeni njohur me vendimin e qeverisë për të rritur pagat në mënyrë domethënëse në administratën publike, por edhe në nivele të tjera. Në këndvështrimin tuaj, ky është një hap që ndihmon për të frenuar largimin e të rinjve, një problem që edhe ju e konsideruar shqetësues, apo do të rëndojë në Buxhetin e Shtetit, duke rritur edhe më tej borxhin publik?

Emanuel Salinas: Jemi njohur me këtë nismë. Dëgjoni, çështja e emigracionit është komplekse. Po, pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, por po kështu, kur shohim, flasim me njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave në vetvete, por edhe çështja e të pasurit të mundësive për të zhvilluar aspiratat që ata kanë.

Gjithashtu edhe çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë tani, por një punë që krijon një perspektivë duke ecur përpara. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas, në mënyrën se sit a trajtojmë kolektivisht çështjen e emigracionit, ne duhet të theksojmë shumë rolin mundësues, pra rolin për të fuqizuar më shumë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ne mendojmë se ka shumë investime private që po kryhen tashmë, por mendojmë që ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime që do të krijojnë vende më të mira pune, që do të krijojnë mundësi për të ardhmen, për të lidhur vendim me rrjetet ndërkombëtare dhe mënyrën se si zhvillohet prodhimi në vend.

Aktualisht ka një nivel shumë të lartë prodhimi që mbetet te lënda e parë dhe tek niveli i ulët i aspektit teknik, kështu që së bashku ne duhet të ecim drejt një niveli më të lartë prodhimtarie, një niveli më të lartë novacioni e kështu me radhë.

Ne duhet po kështu ta shohim si një rrugëtim ku shumë gjëra të vendosen në vendin e duhur që të kemi gjëra të tjera që ndodhin. Jam i kënaqur që kemi nisur bashkëbisedimin me Ministrinë e Financës për këtë çështje në veçanti dhe mendoj se  ne duhet të harmonizojmë , të vëmë të gjitha ato copëza në vendin e tyre në harmoni me njëra tjetër.

Sa i takon pagave, në këtë pikë edhe sipas nesh, siç e kuptojmë ne, ka një paketë masash që përfshijnë jo vetëm vlerësime për shpenzimet po edhe gjithashtu për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe mendojmë se kjo është e rëndësishme për t’u marrë si pjesë e kësaj pakete.

 

Etiketa: BBIkjaKryesore1paga

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Atentati me tritol ndaj Aldi Mustafës, ç’po ndodh me hetimet

Atentati me tritol ndaj Aldi Mustafës, ç'po ndodh me hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com