GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

IKMT shemb bujtinat, banorët: As serbi nuk do të na e bënte! Na pushkatoni më mirë…

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
IKMT shemb bujtinat, banorët: As serbi nuk do të na e bënte! Na pushkatoni më mirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas, të cilat përbëjnë të vetmen mundësi mbijetese në një nga zonat më të izoluara dhe më të braktisura të Shqipërisë.

Në mes të pluhurit, fadromave dhe policisë, dëgjohen zërat e dhimbjes dhe revoltës, banorë të dëshpëruar që shohin të shembet e vetmja pasuri që kanë ngritur me duar dhe me borxhe.

Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, ndërtuar këtë vit, po përgatitet për shembje.

“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar, ndërsa sheh punëtorët që përgatiten për t’i futur fadromën në shtëpi.

Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.

“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet ai me revoltë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, me sytë me lot, shton:“Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë me lagështirë, me baltë, punojmë për një copë bukë. Këtë vit i bëmë, e e dinim ku ishim. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”

Të dy kërkojnë që qeveria të ndalë këtë masakër të ndërtimeve të thjeshta që i shërbejnë turizmit dhe mbijetesës së banorëve vendas.

“30 vite ja kam dhënë votën këtij Ramës, e sot më më pushkatoi! Nuk e prisja këtë, nga vet shqiptarët! Kërkojmë vetëm të mos na i prishin është gjynah!”

Bujtinat janë ndërtuar këtë vit, sipas banorëve, me materiale druri dhe pa ndikim në mjedis. Janë ndërtime të ulëta, jo pallate apo resorte, që mirëpresin turistët gjatë sezonit veror. Por për autoritetet, ato cilësohen ndërtime pa leje dhe po shemben pa asnjë mëshirë.

Pamjet që vijnë nga Valbona tregojnë një realitet të hidhur: shqiptarë që qajnë përpara shtetit të tyre, që u shkatërron atë pak që kanë, ndërsa kërkojnë drejtësi, ose të paktën, pak mëshirë.

Etiketa: Kryesore1prishja e bujtinave

Lajme të lidhura

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Para
Kosova nis sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Kosova nis sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton...

Lexo më shumë
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com