GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ikni nga ky vend”/ E punësuan pas videos virale, ministri i Ramës propagandë me rrogën e Ilirian Sulit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ikni nga ky vend”/ E punësuan pas videos virale, ministri i Ramës propagandë me rrogën e Ilirian Sulit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjaftoi një video virale që ish-nënkampioni i botës në peshëngritje, Ilirian Suli t’i bjerë në sy qeverisë dhe të ketë një punë për të qenë. Pak kohë më parë, ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje, Ilir Suli, i rrëqethi të gjithë me deklaratën e tij.

Sot 46 vjeç, Suli tregoi se është i papunë që kur ka lënë sportin teksa në një deklaratë, për “Real News” tha që të gjithë shqiptarë të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht. Sipas tij kjo është gjëja e vetme që ka mbetur. Por menjëherë pas kësaj, qeveria “Rama 3”, u kujtua për të dhe përfitoi nga ky rast për të bërë propagandë.

Së fundmi, ndonëse kanë kaluar kohë nga punësimi i tij në administratë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me stilin e shefit të tij, bën propagandë me punësimin e Sulit. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Suli që i dhuroi Shqipërisë medalje bronzi është pjesë e MM.

“Ilirian SULI, është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, Iliriani është nënkampion bote në peshëngritje, ku në Europianin e vitit 2000 i dhuroi Shqipërisë medalje bronzi. Është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes që nga viti 2021.”-shkruan Peleshi.

Suli është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. Ai është shpallur nënkampion Bote, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish-nën kampion i Botës në shtangë. Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklaroi Ilir Suli, deklaratë që u bë virale.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Pas vdekjes së Mbretëreshës/ Biden telefonon Charles III, ja çfarë i kërkoi

Pas vdekjes së Mbretëreshës/ Biden telefonon Charles III, ja çfarë i kërkoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com