GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILD e procedoi për masë/ Gjyqtari: Nuk i zbardh dot vendimet se kam 600 çështje…

19:20 - 22/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
ILD e procedoi për masë/ Gjyqtari: Nuk i zbardh dot vendimet se kam 600 çështje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër të konsiderueshëm vendimesh dhe aktesh, me të cilët mbështet kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për procedim disiplinor lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Në seancën parardhëse më 1 tetor, ILD kërkoi fillimin e procedimin disiplinor ndaj Liçajt dhe caktimin e masës “ulje e pagës” me 40%, deri në një vit. Sipas përfaqësuesit të ILD-së, hetimi administrativ është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vjet dhe të përsëritura, gjatë viteve 2021, 2022, 2023.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj deklaroi në seancën e 1 tetorit se e kishte filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë, organika nuk kishte qenë e plotë. Ai pohoi se në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar. Gjyqtari shtoi se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar, ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje. Po ashtu, nënvizoi se gjykonte jo vetëm në Sarandë, por edhe në Përmet e në Gjirokastër. Dhe më vonë kur ishte kryer caktimi përkohshëm në Durrës, Liçaj tha se kishte vijuar të gjykonte edhe në Sarandë.

Ai deklaroi të mërkurën se kishte sjellë akte e vendime për çështjet që kishte gjykuar në Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër, duke pretenduar se kishte ndjekur një numër të madh të çështjeve në këto gjykata. “Ka pasur ditë që në Sarandë nuk kam zhvilluar ndonjë gjyq, por kam zhvilluar në Përmet e në Gjirokastër. Po ashtu, ka pasur raste kur kam zhvilluar gjyqe në të tre gjykatat”, parashtroi Liçaj dhe shtoi se kishte sjellë prova që kanë të bëjnë edhe me gjykimet që kishte zhvilluar kur ishte transferuar përkohësisht në Durrës. Edhe për këtë periudhë, ai evidentoi se ka pasur raste kur ka zhvilluar gjyqe në të dy gjykatat.

Liçaj tha se kishte sjellë edhe certifikatën familjare që tregon sipas tij kohën kur është bërë me djalë, si dhe për adresën e banimit.

Përfaqësuesi i ILD-së kërkoi që të njihet me aktet për t’i vlerësuar në hartimin e konkluzioneve përfundimtare që do t’i paraqesin në seancën dëgjimore pasardhëse. /BIRN

Etiketa: Gjyqtari

Lajme të lidhura

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Para
Franca në alarm: Një tjetër muze i grabitur pas Luvrit, zhduken mijëra monedha historike

Franca në alarm: Një tjetër muze i grabitur pas Luvrit, zhduken mijëra monedha historike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com