GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari.

Teksa ILD kërkonte shkarkimin nga detyra të magjistrates për “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, KLGJ ka vendosur vetëm që ta pezullojë nga detyra për 6 muaj.

ILD nisi hetimin ndaj gjyqtares Llazari pas 11 ankesave për mosrespektim të afateve procedurale dhe neglizhencë në detyrë. Nga hetimet rezultuan vonesa të pajustifikueshme në shqyrtimin e çështjeve, ku në disa raste mungonin veprime për më shumë se tre vite.

Sipas raportit të ILD-së, rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjestim pasurie). Gjithashtu, vonesa të konsiderueshme janë konstatuar edhe në urdhërat e mbrojtjes, ekzekutimet dhe masat e sigurimit.

Sipas ILD-së, veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

Po ashtu, në raport thuhej se gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.

Gjyqtarja Arta Llazari u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut (KPK) më 13 shkurt 2023, ndërsa dy çështje të gjykuara prej saj u dërguan për verifikime të mëtejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Arta Llazari ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Shkodrës. Ajo ka punuar edhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: gjyqtareKLGJpezulli

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Raporti vjetor i SPAK/ Nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar

Raporti vjetor i SPAK/ Nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com