GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(Video) Ilir Beqaj kërcënon deputetët e opozitës në komision, Vokshi: Kush je ti more…

08:10 - 14/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
(Video) Ilir Beqaj kërcënon deputetët e opozitës në komision, Vokshi: Kush je ti more…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka përfunduar rreth orës 02:00 pas mesnate, me debate e tensione mes PD dhe PS në mbledhjen maratonë që zgjati afro 16 orë.

Deputetët e opoziotës vendosën si kusht për dhënien e dëshmisë nga ish-ministri Ilir Beqaj, thirrjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi.

Beqaj ka pritur dje nga ora 10:30 ne paraditës ë Kryesinë e Kuvendit deri në momentin e mbylljes së Komisionit

Ndërkohë pak minuta para mbylljes së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, ka pasur përplasje mes ish-ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të PD-së.

Pasi opozita kërkoi që Ilir Beqaj të kthehej në burg pasi kishte kaluar data 13 Nëntor që kishin marrë leje për nxjerrjen e tij nga qelia. Ish-ministri u fut në sallë dhe u përplas me deputetët demokratë.

“Kush je ti që hyn këtu, dil përjashta. Grada Policia urgjent të kthejë Ilir Beqajn në qelinë e burgut tani”, tha Vokshi, duke shtuar: “Guxon ai dhe vjen e kërcënon”.

Pjesë nga debati:

Ina Zhupa: T’i jepet leja zotit Beqaj të kthehet në qeli, atje ku e ka vendin. Kryesia e këtij Komisioni të shqyrtojë mundësinë e pyetjes dhe lejes për datën 14 për Beqajn, si edhe dy dëshmitarët e tjerë Rama dhe Nushi. Për Beqajn për leje, se këto dy të tjerët s’ka nevojë se janë të lirë ende. Shpresoj të jenë sa më shpejt njerëz nëpër burgje. Beqaj të shkojë ku ka vendin. Nëse këta duan të bëjnë shoë dhe t’i japin një natë liri zotit Beqaj, më vjen shumë keq. Ju lutem që nëpërmjet sekretarisë. Sot është data 14 dhe lejen e kemi marrë për datën 13

(Ilir Beqaj hyn në sallë së bashku me avokatin dhe u drejtohet anëtarëve të komisionit të opozitës)

Albana Vokshi: Kush je ti që hyn këtu, dil përjashta. Grada Policia urgjent të kthejë Ilir Beqajn në qelinë e burgut tani. Dhe guxon të hyjë në atë mënyrë në sallë, urgjent tani, ta fusin në furgon dhe ta kthejnë

Ina Vokshi: Vjen këtu dhe kërcënon deputetët. Na kërcënon neve se çfarë do të themi

Albana Vokshi: Jo me vendim Komisioni, tani shkoni thuaji. E kam liruar që në orën 12 dhe e kemi mbajtur peng aty.

Guxon ai dhe vjen e kërcënon, si nuk flisni asnjëri prej jush.

Edmond Spaho: Ndërprisni mbledhjen, policia ta marrë urgjent. Të kërkohet masë edhe avokatin, gangster, që hyri këtu si trim.

Albana Vokshi: Ty si nuk të vjen turp më, ty dhe gjithë të tjerëve( i drejtohet deputetëve të PS)

Ilir Metaj flet nga vendi

Albana Vokshi: T’i mos guxo të ma bësh mua ashtu. Ki kujdes, se po e tepron, Të vijë turp ty dhe të gjithëve që nuk reagoni.

Futet këtu ai që duhet të ishte me pranga dhe kërcënon deputetët e opozitës. Turp t’iu vijë

Mendon se është i lirë, por nuk është i lirë ai. Nuk është i lirë të bëjë çfarë të dojë, duhet të ishte mbyllur në një sallë, të mos takonte askënd këtu.

Vetëm kur ta thërrisnim neve të vinte këtu. Të guxojë Ilir Beqaj të futet dhe të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal.

Askush nga ju nuk guxon as të flasë

Flet sërish Ilri Metaj nga vendi

Albana Vokshi: Pusho, pusho ti, hesht. Ik ore ti

Ilir Metaj: Boll tani, respekt. Se kemi duruar boll

Albana Vokshi: Po kërcënon?

Ilir Metaj: Ty s’kam çfarë të bëj

Albana Vokshi: Çfarë kujtoni ju, ec merr një dajre në dorë dhe një fyell.

Ilir Metaj: Ti nuk je koshiente se çfarë flet

Ina Zhupa: Edhe sikur të ishte dëshmitar si gjithë të tjerët, asnjë nuk lejohet të hyjë këtu pa lejen tonë, as më tepër të kërcënojë deputetët. Ai duhet të ishte i monitoruar nga policia, hyri këtu dhe kërcënoi pse thamë që duhet të zbatojë ligjin.

Kërkoni që ta mbroni, dhe s’kërkoni të çohet andej nga erdhi. Ju Guxoni ta lini Ilir Beqjan të livadhisi i lirë në Kryesinë, pa pyetur për policie e gardë, dhe të kërcënojë deputetët vetëm sepse e pa që nuk ka kamera. Po ne kemi celularët, dhe ne nuk lejojmë që të kërcënohemi jo nga një i burgosur por as nga Edi Rama, e kushdo që ju komandon juve e ta ktheni këtë Kuvend në han pa porta

Albana Vokshi: Shkova vetë sepse nuk guxon sekretaria, shkova i thashë personelit të burgjeve që ta largonte urgjentisht nga ambientet e Kuvendit.

Të guxojë një dëshmitar, jo më ky, të hyjë e të kërcënojë deputetët. Çfarë duhet të ndodhi këtu.

Nuk besoj se mund ta vazhdoj më këtë mbledhje, nesër do të ftoja Kryesinë e Komisionit, që të mblidhemi të bëjmë shkresat përkatëse që t’ia dërgojmë të gjithë institucioneve, ti tregojmë skandalin më të madh që ka ndodhur. Mbledhje më këtu nuk vazhdohet pas kësaj që ka ndodhur

Plarent Ndreca: Mbledhjen nuk mund ta mbyllini ju,

Albana Vokshi: Mbledhja është e mbyllur

 

Etiketa: BeqajVokshi

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i...

Lexo më shumë
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com