Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.
Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar. Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Beqaj është nën masën e arrestit shtëpiak për dosjen ‘SASPAC’ pas përfundimit të afateve të paraburgimit për dosje ende në hetim, gjë që çoi në vendimmarrje të gjykatës për lirimin e tij nga qelia.









Discussion about this post