GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ilir Meta feston 56-vjetorin pas hekurave, urimi ndryshe i Kryemadhit

09:36 - 24/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të.

Kreu i Partisë së Lirisë është uruar përmes një postimi në Facebook nga ish-ministri i Transporteve dhe bashkëpunëtori i tij që nga koha e LSI, Edmond Haxhinasto.

“Gëzuar Ditëlindjen Ilir Metaj, dhe sa më shpejt në liri, lider i guximshëm e patriot, i paepur e vizionar, bashkëluftëtar i hershëm për ta bërë Shqipërinë Evropiane dhe shqiptarët të mirëqenë”, shkruan Haxhinasto përbri një fotoje të vjetër të të dyve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, edhe Monika Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Kryemadhi, në reagimin e saj, i bën apel të gjithë mbështetësve të Metës që urimin për ditëlindjen e tij ta bëjnë duke njoftuar të gjithë miqtë që në 11 maj të votojnë Partinë e Lirisë.

Sipas deputetës së Partisë së Lirisë, vota për Metën është një votë për ndryshimin e Shqipërisë.

“I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56-vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër, por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në radhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal. Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish-mik i yti, dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë. Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!” – shkruan Kryemadhi në Facebook.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

SPAK thekson se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë u hap një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara. Dy dosjet, më pas, u shkrinë në një të vetme më 2024.

Prokuroria e Posaçme thotë se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.

Në dosje po ashtu thuhet se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
Para
Simptomat e astmës në varësi të motit, kujdesi që duhet të tregoni

Simptomat e astmës në varësi të motit, kujdesi që duhet të tregoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com