GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu, gjykata e shtyn në datën 26 qershor seancën

15:25 - 20/06/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu, gjykata e shtyn në datën 26 qershor seancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme nuk mundi të dalë me një vendim të premten mbi kërkesën e ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, për lirin nga paraburgimi, ku rri prej tetorit të vitit të shkuar. Gati 40 minuta pas nisjes, seanca ku Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati, u shty për më 26 qershor.

“U shty sepse unë kërkova të njihem me aktet që ka sjellë prokurori, me disa dëshmi. Prokurori ka kërkuar që ne po bëjmë verifikime, sepse po verifikon pasuri të ish-vjehrrës, apo ish-bashkëshortes së z. Meta. Prokurori aty foli për të gjithë të tjerët, por nuk përmendi asnjë moment, ku ishte korrupsioni, ku ishte lobimi e të gjithë ato që janë përmendur për z. Meta.”

Në kërkesën e depozituar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ishte President i Partisë së Lirisë e numri 2 i opozitës në vend.

Ndërkohë, burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-bashkëshortët Meta-Kryemadhi.

“Kartën e ka përdorur ish-bashkëshortja e z. Meta. Z. Meta nuk ka asnjë kartë. Nuk ka ardhur asnjë numër llogarie në emër të z. Meta.”

Më vonë përmes një postimi në Facebook tha se “Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm për Ilir Metën dhe për askënd tjetër”.

Avokati Cakrani tha se Meta  nuk do të ofronte garanci pasurore për lirimin e ish-presidentit, pasi kjo ishte jashtë mundësive të  tij financiare.

“Garanci nuk i vendosim dot, pasi z. Meta nuk ka pasuri. Jua kam thënë 100 herë dhe vazhdoj ta them. Janë zero pasuritë e presidentit Ilir Meta. Pasuritë e tij në planetin Tokë janë zero. Të marrin Elon Musk ta çojnë në hënë të gjejnë pasuritë e z. Meta.”

gijotina.com/

Etiketa: GJKKOIlir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
Para
Berisha publikon video me parregullsi nga votat e shqiptarëve të Greqisë

Berisha publikon video me parregullsi nga votat e shqiptarëve të Greqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com