Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në përvjetorin e 2 Marsit, duke e cilësuar atë si një nga momentet më domethënëse të qëndresës qytetare në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike.
Ai shprehu mirënjohje për mijëra shqiptarë që, gjashtë vite më parë, iu përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese, shtetin ligjor, pluralizmin politik dhe të ardhmen europiane të vendit. Sipas Metës, misioni i 2 Marsit mbetet sot më aktual se kurrë dhe do të vijojë deri në, ‘triumfin e plotë të lirisë’.
Reagimi i plotë:
Kur bien institucionet, ngrihet populli.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit!
Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik!
Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!
Misioni i 2 Marsit vazhdon sot edhe me më shumë vendosmëri dhe nuk do të ndalet deri në triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin dhe të ardhmen europiane të tij.
2 Marsi është dita madhështore kur dinjiteti dhe krenaria e shqiptarëve u demonstrua më lart se kurrë ndonjëherë.
2 Marsi është simboli i mosnënshtrimit dhe përballjes ballore me të keqen në emër të vlerave më të larta të popullit tonë.










Discussion about this post