GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ilir Meta: Shqipëria me keq se Afganistani, vendi më i korruptuar në Europë

12:29 - 16/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Meta: Shqipëria me keq se Afganistani, vendi më i korruptuar në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot me deklarata shumë të forta ndaj qeverisë, duke thënë se e ka kthyer vendin më keq se Afganistani. Duke  publikuar në Facebook raportin e World Justice Project,

Meta thotë se në vendin tonë nuk sundon ligji por korrupsioni. Sipas Metës, raporti tregon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe lufta ndaj krimit mund të fitohet vetëm nëse hetohen të korruptuarit e lartë shtetërore dhe nëse nuk cenohet liria  e medias. “Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme. “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë. Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e WJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.

Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit”, shkruan ai.

Sipas Metës, ne jemi në gjendje të keqe për shkak se  nuk zbatohet ligji  dhe  favorizojmë korrupsionin.  “Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin. Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori”, shkruan ai.

Presidenti ngre alarmin se gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

Etiketa: akuzametaqeveria

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Kriza energjetike, 20 të arrestuar se prishën sahatet

Kriza energjetike, 20 të arrestuar se prishën sahatet

TË FUNDIT

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka...

Lexo më shumë
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com