Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka mbyllur një tender me vlerë 1 miliardë lekë për “Rehabilitim dhe ambiente shtesë të këndit të lojërave me dorë “Arefi Berberi”. Paratë kanë shkuar për një biznesmen të ngatërruar “El Chapon”. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 26 gusht 2022 dhe operatorët kanë patur afat për dorëzimin e dokumenteve deri në fillim të nëntorit. Por, vetëm kompania “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Besnik Lulajt, ka paraqitur ofertë. Sipas rregullave të prokurimit ky tender duhej të ishte anuluar, por Bashkia Pogradec ia ka bërë dhuratë Lulajt, çka hedh dyshime se prokurimi është hartuar posaçërisht për të favorizuar kompaninë e tij. Ky tender gjithashtu është regjistruar te prokurimet me “Red Flag”, pasi ka mungesë konkurrence dhe abuzim me fondin, ku vetëm Bashki Pogradec mund të shpenzojë 1 miliard lekë për të rikonstruktuar një park lojërash.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tashmë Lulaj njihet për bashkëpunimin me ortakët e kartelit El Chapo, vëllezërit Hysa.Të dhënat dolën nga media meksikane “El Universal”, pas një investigimi të gjerë për bosin e Kartelit Sinaloa, organizata më e madhe e trafikut të drogës në botë, me shtrirje në disa shtete, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas medias në fjalë, Ismael El Mayo Zambada, i njohur si El Mayo, është aleat me katër vëllezër shqiptarë të cilët kanë disa kazino në Meksikë si dhe në Shqipëri përgjatë vijës bregdetare. “El Universal” thotë se katër vëllezërit shqiptarë janë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa
Pak më parë se të plaste ky skandal, bëri bujë një takim mes Ramës, Besnik Lulajt dhe ortakut të tij Luftar Hysa të zhvilluar në kryeministri me 2 tetor 2020. Kjo u pasua me dhënien e licencës për kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay” të Besnik Lulajt në Vlorë, më 22 dhjetor 2020 e firmosur nga ish-ministrja Anila Denaj. Pronar të kësaj kazinoje janë firma “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt me 99% të kapitalit dhe 1% e ka firma “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.Ë”, me pronar Luftar Hysa, të dy këta, të lidhur dhe në 3 biznese të tjera në Shqipëri.
Sipas kontratës e Regjistrit Tatimor, kapitali i kazino “Entertaimnet & Gaming” te resorti “Marina Bay”- Vlorë është 12 miliardë lekë të vjetra, të sjella nga ‘Sinaloa’ e Meksikës, ku vëllezërit “Hysa” thuhet se kanë aktivitetin e miliardave të El Chapos.
Megjithëse këto 12 miliardë lekë i ka sjellë nga Meksika, Luftar Hysa, ka vetëm 120 milionë lekë kapital te kazino “Marina Bay”, ndërsa Besnik Lulaj ka 11.88 miliardë lekë. Por edhe nëse thuhet, se Luftar Hysa, gjoja ia ka dhuruar Besnik Lulajt, nuk mund të besohet, për faktin se nuk janë 12 milionë lekë, por 12 miliardë lekë, të sjella nga Sinaloa në Vlorë, enkas për të hapur kazino. Duke parë këtë lidhje të Lulajt me Ramën dhe biznesnesmenin e El Chapos, kuptohet pse tenderi ishte parashikuar të fitohej prej tij.
Rregullim fasadash, ku nxënësit janë në shkollë
Jemi në prag zgjedhjesh dhe të gjithë kryebashkiakaët tanë e kanë shkelur gazin me “investimet” dhe rregullimet e qyteteve. Teksa nxënësi e shkollave “14 Engjëjt”, “Servet Agolli”, Buçimas” do jenë duke zhvilluar mësim, punonjësit e Ilir Xhakollit do të shkojnë me lopata, trapan e llaç të zbukurojnë fasadat. Askush nuk ka një përgjigje se përse rikonstruksioni i shkollave nuk u bë përpara se të niste procesi mësimor, duke qenë se fondet kanë qenë të disponueshme.
Kontrata e tenderit është nënshkruar me datë 28 tetor dhe bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikonstruksion dhe shtesë shkolla e mesme “14 Engjëjt” dhe 9- vjeçare “Servet Agolli”, Buçimas””, për të cilin është lënë në dispozicion vlera prej 116 850 640,00 të reja. Ky prokurim, përveç se po merr një shumë kaq të madhe dhe gjithçka për punime fasadash që do të shërbejnë në fushatën zgjedhore, është i skuqur në shkelje.
Për këtë, Open Data Albania e ka kaluar në listën “tender me Red Flag”. Sipas të dhënave, fituese e këtij tenderi është kompania “REJ” shpk e Luan Kaprit. Kjo fitore është marrë pa garë, pasi edhe 3 kompani të tjera kanë paraqitur oferta, madje shumë më të lira se “Rej” shpk. Por, bashkia i ka skualifkuar me justifikimin se nuk kanë dorëzuar dokumentat origjinale, kur ligji përcakton se për të tilla raste Autoriteti Kontraktor duhet të vërë në dijeni për këto mungesa operatorët dhe t’iu japë mundësi për rikuperimin e tyre.
Xhakolli nuk ka vepruar sipas ligjit, por ka skualifikuar nga gara të 3 ofertat e tjera dhe ka lënë vetëm Rej shpk, të cilën e ka shpallur më pas automatikisht fituese të tenderit, pa konkurrencë. Luan Kapri është mjaft i njohur për tenderët e marra pa garë në Bashkinë e Pogradecit ndër vite. Krahas rolit si biznesmen, njihet në Pogradec edhe si kushëriri i parë i ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit, Eduart Kapri.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post