GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ilir Xhakolli llamburit Pogradecin, 50 milionë lekë ia jep firmës me ofertën më të shtrenjtë për llambat

13:52 - 16/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilir Xhakolli jep 260 milionë lekë me tender fiktiv për sistemin parkimit me pagesë

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe drejtori i t tij vartës për parkimet japin 260 milionë lekë me tender fiktiv.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, i jep tenderin 50 milionë lekë kompanisë me ofertën më të shtrenjtë. Kryetari e kishte me urgjencë për të blerë llamba për ndriçimin e qytetit para zgjedhjeve, prandaj ka urdhëruar tenderin e mëposhtëm të blihen 5350 llamba led plus aksesorë elektrikë.

Më datë 18 nëntor 2024, Bashkia Pogradec ka hapur garën për prokurimin me objekt ‘Blerje materiale elektrike’. Janë treguar të gatshme 4 kompani me ofertat e tyre për të marrë pjesë në këtë garë, por 3 janë përjashtuar në fazën e parë.

Komisioni i emëruar nga Xhakolli raporton se këto oferta nuk mund të vazhdonin për në fazën finale të prokurimit për shkak se kishin mungesë dokumentacionesh. Kështu, një Person Fizik nuk kishte paraqitur në afat dokumentet fizike. Eliminimi i kësaj oferte që është edhe shumë ekonomike duket i dyshimtë, sepse personi i mësipërm, sipas dokumenteve, ka eksperiencë të gjatë në këtë sektor.

Ndërkohë,  “Xheri’s Company” shpk nuk kishte paraqitur pasqyrat financiare të tre viteve të fundit. Po si mund të ketë bilance kjo kompani, kur është krijuar në mars 2024?! Pra, kemi një kompani që merr pjesë formalisht në tender, sepse dihet qysh në fillim se nuk plotëson asnjë kusht.

Në fakt ligji mbi prokurimet përcakton se procedura duhet të garantojë konkurrencë të drejtë, ndërsa në këtë tender procedura është krejt fiktive.

Kështu, në fazën finale ka mbetur vetëm oferta e operatorit “2 AS INVEST” shpk, në pronësi të Suhejl Tikvina.

Tenderi iu bë dhuratë këtij biznesi pa garë fare, pasi nuk kishte konkurrentë përballë. Për këtë Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja  e riskut të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit”, është përshkrimi i monitoruesit për këtë procedurë.

Sipas dokumentit të mësipërm që është pjesë e formularit të shpalljes së fituesit, mësojmë se “2AS Invest” shpk kishte ofertën më të shtrenjtë, por kjo nuk i ka bërë përshtypje komisionit.

Shtojmë gjithashtu se pronari i firmës Tikvina është një biznesmen që është futur vitet e fundit në garat e tenderave, por gjithmonë grumbullon miliona duke u favorizuar nga zyrtarët. Kompania është hapur në vitin 2021 dhe tashmë merr me lehtësi tenderat edhe pse nuk zotëron asnjë licencë.

Kontrolli që kryem në QKB tregon se kompania fituese nuk ka licenca aktive.

Tikvina pak muaj më parë është gostitur me një tender nga kryetarja e Lushnjes, Eriselda Sefa. Bëhet fjalë për prokurimin me  numër  reference REF-02071-04-19-2024 dhe objekt ‘Blerje Materiale Elektrike” dhe fond limit 151 milionë lekë.

Në fakt, paratë u shpenzuan për blerjen e disa shtyllave elektrike dekorative. Në dokumente listoheshin si kritere edhe posedimi i disa licencave që “2 AS INVEST” nuk i zotëronte, por sërish pa asnjë konkurrent përballë kjo firmë u shpall fituese. Duket se një dorë më e fortë qëndron pas biznesmenit 26 vjeç, që favorizohet nëpër tenderat publikë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdritaopen dqtq albania; red flagpa licecnPogradecQKBSkandal

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Parulla anti-shqiptare në Bukuresht/ Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, lojtarët shkojnë në dhomat e zhveshjes

Kombëtarja rumune falenderon tifozët për “sjelljen” e tyre, FFK paralajmëron ankesë në UEFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com