GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Iliria synon elitën falë ndihmës së familjes Selmani

23:27 - 11/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Iliria synon elitën falë ndihmës së familjes Selmani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Iliria e Fushë-Krujës është një klub me 32 vite histori në futbollin shqiptar dhe si suksesin më të madh deri më tani ka pjesëmarrjen për herë të parë në Kategorinë Superiore në sezonin 1994-1995.

Në këto tri dekada skuadra e drejtuar nga trajneri historik, Fatmir Sala, ka pasur shumë ulje-ngritje, duke provuar të gjitha nivelet e ulëta të futbollit tonë.

Aktualisht klubi fushëkrujas është pjesë e Kategorisë së Dytë në grupin A, teksa kampionati nis më 23 shtator. Mirëpo, kjo verë ka rikthyer shpresën e madhe në qytetin futbolldashës, pasi një familje futbollistësh është afruar për të investuar te Iliria.

Bëhet fjalë për biznesmenin Nazmi Selmani, i cili është babai i katër lojtarëve të njohur: Gentian Selmani (portier i Tiranës), Adolf Selmani (mbrojtës i Erzenit), Brajan Selmani (mbrojtës i Korabit – tashmë është pjesë e Ilirisë) dhe Santiago Selmani (sulmues i CSM Ceahlaul Piatra Neamt në Rumani).

Nazmi Selmani ka marrë tashmë në dorë administrimin e klubit fushë-krujas dhe ambiciet janë të mëdha, teksa shpresohet që në një të ardhme të afërt, Iliria të jetë në elitën e futbollit shqiptar.

Biznesmeni e ka nisur me emërimin e stafit të ri teknik, duke ia besuar stolin një emri të njohur si Afrim Deliu, i cili mbi dy dekada më parë shkëlqente si mbrojtës në Superiore me Tomorin nënkampion të vendit. Stafi është plotësuar edhe me Besnik Hasën, Oltion Ballukun dhe Redjan Bakun.

Selmani ka bindur të luajnë me Ilirinë lojtarë të Superiores, si braziliani Xhekson që u shpall kampion me Teutën dhe mbrojtësi Taulant Sefgjinaj, që ka fituar trofe si kapiten i Laçit. Ndërkohë, Selmani ka nisur në të njëjtën kohë edhe rregullimin e stadiumit “Redi Maloku”, i cili është në gjendje të degraduar në dhomat e zhveshjes dhe tribuna./PanoramaSport

Etiketa: FutbollIliria Fushe-Krujeselmani

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
62-vjeçari plagos të shoqen dhe djalin në Maliq, hap zjarr ndaj policisë

62-vjeçari plagos të shoqen dhe djalin në Maliq, hap zjarr ndaj policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com