GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ilirjan Celibashi blen laptopë, tenderi 78 milionë lekë denoncohet nga një kompani

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilirjan Celibashi blen laptopë, tenderi 78 milionë lekë denoncohet nga një kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas aferave të shtrenjta për infrastrukturën zgjedhore për 14 majin, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka nisur të bëjë shpenzime “të vogla” postzgjedhore. Këtë herë ai ka planifikuar të blejë laptopë, por tenderi ka ngecur në Komisionin e Prokurimeve Publike. Duhen ca laptopë urgjent tek KQZ-ja sepse është verë dhe stafi mund të punojë edhe nga shtëpia apo nga shezlonget! Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  me Nr. REF-70789-05- 29-2023 dhe me objekt: “Blerje pajisje elektronike”, konkretisht laptop.

Për këtë tender Celibashi ka planifikuar të shpenzojë 78 milionë lekë. Këtë fond ia ka dhënë pa garë fare firmës “PC Store” SHPK, në pronësi të Vitator dhe Elton Mehmetit. Kjo njihet si një nga firmat që përfiton tenderë e pajisjeve elektronikë nga institucionet shtetërore (pa u lodhur fare, kontratat u shkojnë në tavolinë të firmosura).

Denoncimi

Edhe në këtë procedurë prokurimi nuk ka ndodhur ndryshe! Por, këtë herë afera e Mehmetit dhe Celibashit është denoncuar. Sipas të dhënave të Komisionit të Prokurimeve Publike, firma  “BNT Electronics” ka dorëzuar ankesën më datë 29 qershor 2023 pranë KPP, por edhe pranë KQZ. Sigurisht që Celibashi e ka anashkaluar këtë ankesë, sepse fituesi është paracaktuar Ndërkohë ankimuesi kërkon të rrëzohet vendimi i KQZ-së, që ka shpallur në shkelje të ligjit “PC Store” SHPK si fituese.

“Në datën 29.06.2023 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë autoritetit kontraktor dhe njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa me numër ankimi elektronik A/2023/3212 dhe me nr. 1492/2023 prot., datë 29.06.2023 e operatorit ekonomik “BNT Electronics” SHPK.

 Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “PC Store” SHPK”, thuhet në dokument.

 

Konkretisht në ankesën e  “BNT Electronics”  ngrihen pretendimet se “PC Store ” SHPK nuk përmbush disa kërkesa kryesore. Duke përmendur se fituesi nuk ka paraqitur Autorizimin e Prodhuesit ose distributorit të autorizuar për këtë procedurë prokurimi për pajisjet. Kriter ky i rëndësishëm, i përcaktuar nga vetë KQZ, por për  “PC Store” SHPK” e ka anashkaluar.

As firma në fjalë dhe as KQZ nuk kanë dhënë një shpjegim mbi këtë mangësi, duke treguar qartë që edhe laptopët u blenë në mënyrë abuzive nga Celibashi. Ndërsa tani pritet për t’u parë vendimi që do të japë KPP, e cila duke parë se KQZ e ka bërë “baltë” me tenderët, i ka anuluar kohët e fundit disa tenderë me vlerë qindra milionë lekë!

Lexo edhe: Denoncimi/ Celibashi, tender 18 milionë lekë për bexhat e KQZ-së!

Etiketa: abuzimDenoncimIlirjan CelibashiKPlaptopePC Storetender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
E dëbuan dy herë! Hajduti shqiptar rikthehet dhe shijon luksin (FOTO)

E dëbuan dy herë! Hajduti shqiptar rikthehet dhe shijon luksin (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com