GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Im bir la Ekonomikun për të bërë më shumë para në një fermë kanabisi në Britani”

20:43 - 26/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Im bir la Ekonomikun për të bërë më shumë para në një fermë kanabisi në Britani”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë ekskluzive për median britanike Express, një baba shqiptar përshkruan ankthin që po përjeton, pasi i biri la universitetin dhe shkoi në Britani për të punuar në një fermë kanabisi.

Fillimisht, i biri e gënjeu Edward-in (nuk është emri i tij i vërtetë) sa i takon asaj që do të bënte në Britani.

Do punoj ndoshta në një restorant sepse di Anglisht”, i tha ai të atit, “e pastaj të shohim si shkon”.

Ishte një vendim i rëndësishëm. I biri po hiqte dorë nga universiteti në Shqipëri, kur i kishte mbetur vetëm një vit për të përfunduar nga dega e Ekonomikut.

“Im bir nuk fliste kurrë për gjëra të tilla, nuk ishte në qëllimet e tij. Vetëm kur papritur një ditë tha se donte të largohej”, shpjegon i ati në një intervistë ekskluzive për britaniken Express.

Një moment që kishte mbërritur në Francë, i riu rrëfeu të vërtetën; po kalonte Kanalin me varkë të vogël për të punuar në një fermë kanabisi në Angli.

“Kur e zbulova ishte tepër vonë, më ra tavani mbi kokë”, tregon Edward duke ulur kokën, e me sytë më lot.

“Më tha se i duhej puna për të bërë para. Më tha se nëse e mbaron universitetin këtu nuk përbën ndryshim, pasi mund të punosh vetëm si kamarier”.

“Në Shqipëri nëse do të gjesh një punë të mirë, të duhen njohje, ose duhet të paguash para për të kapur vendin e punës. Kështu funksionojnë gjërat për shkak të korrupsionit”, thotë Edward.

Ndonëse i dinte vështirësitë, kjo nuk e bëri më të lehtë që të pranonte vendimin e të birit.

“Trembem sa herë dëgjoj një histori nga Londra, vetëm aty më rri mendja”, vijon ai, teksa rrëfen disa prej historive që ka dëgjuar.

“Disa po punonin në një nga këto fermat e drogës dhe papritur një natë disa njerëz u përpoqën të futeshin brenda. Ishte tmerr, ata po i vrisnin. Kam dëgjuar po ashtu sesi kur policia bastis banesat, punëtorët duhet të dalin jashtë dhe disa flenë rrugëve. Ndaj i kam thënë tim biri gjatë gjithë kohës se nuk është punë për të, por ai vijon të më thotë se i duhet pak kohë, sa të bëjë ca para”.

Edward e telefonon të birin çdo ditë, ndërkohë që i riu kujdeset për një sasi të madhe bimësh kanabisi. Por biseda nuk është kurrë e lehtë.

“Më thotë se nuk mund të flasë shumë me mua në telefon sepse nuk do që të dëgjohet nga fqinjët. Do të heshtë për shkak të punës”, thotë Edward.

Si pjesa më e madhe e punëtorëve nëpër fermat e kanabisit, i riu shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë. Rruga e futi në borxhe me trafikantët, ndonëse babai i tij thotë se tanimë e ka shlyer borxhin.

Ai fajëson mediat sociale si nxitëse për interesin e papritur të të birit për këtë lloj pune.

“Mendoj se u influencua nga mediat sociale, ose njerëzit. Është influenca e miqve të tij sepse ata i dërgonin gjatë gjithë kohës mesazhe duke i thënë hajde këtu, puno me ne dhe bëj para”.

Ky prind i shqetësuar di të paktën 3-4 raste të familjeve të tjera, djemtë e të cilëve ende pa mbushur 18 vjeç kanë udhëtuar drejtë Britanisë për të punuar në fermat e kanabisit, shkruan Express. Duke ditur se i biri ka ngecur në një punë të jashtëligjshme në një tokë të largët, ai ka frikë për jetën e tij, gjatë gjithë kohës. “I kam kërkuar të kthehet në shtëpi, sepse ndoshta një ditë mund të vritet nga ata që mund t’u futen në shtëpi. Vijoj t’i përsëris që të ndryshojë mënyrën sesi e sheh jetën dhe punën”, rrëfeu më tej babai shqiptar për median britanike./tvklan.al

Etiketa: babaiBritanii biriKryesore1

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Real Madridi bindës ndaj Cadiz-it, parakalon Gironën

Real Madridi bindës ndaj Cadiz-it, parakalon Gironën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com