GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Imazheristi i dhunshëm i ‘Shefqet Ndroqit’ pinte drogë dhe bënte orgji në dhomat e spitalit

22:15 - 26/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Imazheristi i dhunshëm i ‘Shefqet Ndroqit’ pinte drogë dhe bënte orgji në dhomat e spitalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të përfshirë dy punonjës të sistemit shëndetësor. Mikel Osmani është 37-vjeçari i plagosur paraditen e së martës në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ky i fundit është goditur me mjet prerës thikë, nga laboranti Dashamir Çajka, një emër i njohur për policinë e shtetit, me precedentë të mëparshëm.

Sipas asaj çfarë është publikuar në media, në vitin 2017, në moshën 23-vjeçare, Çajka ka tentuar t’i japë fund jetës së tij me armë, duke qëlluar veten në kraharor. Ndërkohë që në vitin 2023, ai është akuzuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes si personi që ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi.

Këto fakte i përkasin të shkuarës jo shumë të largët të këtij 32-vjeçari, që me sa duket ka patur një vazhdimësi shpërthimesh agresive, që kulmuan me rastin e fundit.

“Piranja” Luela Gaxhja sjell dëshmitë e dy personave, pjesë e stafit mjeksorë në Sanatorium. Këta të fundit denoncojnë dhunën dhe papërgjegjshmërinë e kolegut të tyre, duke akuzuar dhe në formë të drejtëpërdrejtë drejtuesen e këtij spitali, si person që ka dijeni për sjelljen e dhunshme të Cajkës.

“A nuk e di drejtoresha që ai konsumon kokainë, heroinë dhe bën orgji me vajza me pagesë në spital dhe i fuste nëpër dhoma? Se vetë kolegët e tij e kanë kapur. E dimë të gjithë dhe se di drejtoresha? Ky vjedh ilaçet, morfinat se i pi vetë. Kur s’ka lekë i merr dhe ia bën vetes. Ai është i pakomandueshëm, nuk e orienton dot veten e vet. ”- shprehet njëri nga dëshmitarët.

Sakaq, ky i fundit shprehet se Çajka ka mbështetje politike nga individë të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Në lidhje me marrëdhenien e Çajkës me Osmanin, personin e plagosur paraditen e së martës, dëshmitari tregon se ka qenë për arsye banale.

“Ky djali shoqëron pacientët me karrocë tek mjekët nëpër dhoma. Siç duket kishin ndonjë fjalë…(lekë)…”- shprehet dëshmitari

Dëshmitari flet dhe për konfliktin e dhunshëm me një nga mjekët aty.

“Moj ka CV të pasur ky, kë s’ka goditur. Një shoferi para nja 7 vitesh i ka nxjerr armën. E di i gjithë spitali. Mjeku E*** është një nga personat më të qetë aty dhe ky u zu me të për një parking, i nxorri armën dhe e terrorizoi”

Por ajo çfarë na bën të dyshojmë është se mjeku në fjalë thotë se drejtoresha, Bala, është në dijeni të situatës dhe nuk ka marrë asnjë masë.

“Shkova tek drejtoresha që nesër, pasnesër të mos thoshte nuk di gjë. Ajo s’mori asnjë masë.”- shprehet mjeku i dhunuar.

Ndaj për këtë situatë u interesuam pranë drejtorisë. Në një interviste për “Piranjat” Silvana Bala shprehet se nuk ka pasur dijeni për sjelljen e dhunshmë të Dashamir Çajkës dhe nuk ka marrë asnjë ankesë në zyrë nga mjeku i kërcënuar nga ky i fundit, pavarësisht se thuajse i gjithë personeli i spitalit është në dijeni.

A mund të ishte parandaluar kjo dhunë mes bluzave të bardha, që për pak desh u kthye në tragjedi?

Këtë nuk mund ta themi ne, por ajo që dihet me siguri është se mjekët dhe infermierët e spitalit Shefqet Ndroqi, e kanë fare të qartë panoramën e asaj që ka ndodhur madje njohin mirë edhe përgjegjësit./ Piranjat.al

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë
Breaking Views

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës
Breaking Views

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Para
Gara në Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

Gara në Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com