GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Imazhet tronditëse, lagjet kthehen në treg droge

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Imazhet tronditëse, lagjet kthehen në treg droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokainës në botë dhe pikë kyçe e tregtimit të lëndëve narkotike në Europë. Në San Paulo, qyteti më i madh i Amerikës së Jugut, tregtia e paligjshme e drogës ka kthyer lagjet të tëra në shkretëtirë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Edgar Maciel vizitoi një nga këto lagje në San Paulo.

Imazhet janë tronditëse. Mijëra njerëz konsumojnë dhe shesin ilegalisht drogë në rrugët e qytetit kryesor të Brazilit. Kokaina është malli kryesor në tregun e hapur të drogës, të njohur për vendasit si “Crackland”. Ai ndodhet vetëm pak metra larg policisë, e cila sheh, por nuk ndërhyn.

Operacioni i fundit policor ishte në fillim të këtij viti. 92 trafikantë u arrestuan. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ata ishin furnizues të vegjël. Sipas tyre, furnizuesit kryesor të tregut janë anëtarë të grupit PCC, që përfaqëson organizatën më të madhe kriminale të Brazilit.

“Kjo organizatë kontrollon trafikun në tregun e San Paulos. Rritja e përdoruesve të drogës është e lidhur me ta. Furnizuesi vendos vendin se ku i shet drogat dhe përdoruesit e ndjekin”, thotë Guaracy Mingardi, analisti i kriminalistikës.

Sipas policisë, trafikantët qarkullojnë më shumë se 40 milionë dollarë në vit përmes tregut të San Paulos, vetëm një pjesë e të ardhurave të përgjithshme vjetore të grupit nga trafiku ndërkombëtar, që vlerësohet se arrin shifrën e 600 milionë dollarëve.

“Trafiku nuk ndodh vetëm këtu në San Paulo. Është një zinxhir që mbjell, prodhon, paketon dhe transporton”, thotë Nathalia Oliveria, sociologe.

I përhapur në qendër të qytetit të San Paulos, tregu “Crakcland” po dëmton biznese të ligjshme. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në fillim të korrikut tregojnë dhjetra përdorues të dyshuar droge që përpiqen të hyjnë dhe grabisin një restorant.

Restoranti, vetëm pak metra larg vendit ku mblidhen përdoruesit e drogës thuajse u mbyll, thotë pronarja e tij Helena.

“Klientët u larguan dhe nuk mund të paguanim dot faturat. Asnjë nuk donte të vinte këtu. Kisha frikë se do humbisja biznesin tim, por në rastin e parë që do të më ofrohet mundësia do ta shes”, thotë Helena Vasconcelos Silva, pronare e restorantit.

Të gjithë e dinë për aktivitetin e paligjshëm që kryhet në këto zona dhe shumë ngrenë pikëpyetjen se përse vazhdon ende.

“Policia duhet të përqëndrohet tek parandalimi, që droga të mos mbërrijë në këtë treg dhe jo të zhvilloje operacione të mëdha dhe të arrestojë 10 tregtarë të vegjël.

Duhet të ndryshojmë praktikën e betejës ndaj drogës, që kemi kopjuar nga Shtetet e Bashkuara. Nuk funksionoi këtu dhe nuk funksionoi atje. Ne thjesht mbushim burgjet, por nuk jemi asnjeherë në gjendje të rregullojmë problemin” thotë analisti i kriminalistikës Guaracy Mingardi.

Në një veprim të guximshëm, autoritetet e San Paulos kanë filluar të zbatojnë një praktikë të shtrimit të detyruar në spital të të droguarve. 20 persona që kanë krijuar varësi nga droga janë futur në këtë program të detyruar trajtimi, një hap i vogël, që autoritetet shpresojnë se do të ulë kërkesat për drogë.

Marrë nga VOA

Etiketa: BrazilkokaionaTreg

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
United merr fitore me përmbysje, Ronaldo shënon 700 gola me klube

United merr fitore me përmbysje, Ronaldo shënon 700 gola me klube

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com