GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Importet e bulmetit po zaptojnë tregun, fermerët në krizë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Prodhuesit e bulmetit, në kaos nga heqja e TVSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Importet e bulmetit janë duke u rritur me shpejtësi këtë vit, ndryshe nga artikujt e tjerë të ushqimeve që kanë pësuar rënie të dukshme.

INSTAT raportoi se përgjatë 7- mujorit 2023 importet e ushqimeve mbeten thuajse në vendnumëro krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, teksa vendi po përballet me një fluks të jo të zakonte të turistëve me një rritje mbi 30 për qind.

Nga ana tjetër importet e bulmetit u rriten me 23 për qind gjatë 7 mujorit, duke bërë që dominanca e tyre në treg të rritet vit pas viti. Gjatë vitit të kaluar importet e bulmetit në sasi ishin sa 25 për qind e qumështit të grumbulluar në vend nga 13 për qind që ishte në vitin 2017.

Pesha e produkteve të bulmetit të importuar do të jetë edhe më e lartë këtë vit për shkak se sasia e importeve është rritur me tej.

Në mungesë të prodhimit vendas të qumështit fabrikat e përpunimit i janë kthyer importeve nga jashtë të lëndës së parë.

Në raftet e supermarketeve markat e huaja të qumështit dhe bulmetit në përgjithësi konkurojnë në çmime prodhimet vendase.

Shoqata e përpunuesve të qumështit ka sqaruar me herët për Monitor se produktet e importit kanë avantazh mbi të gjitha për shkak të kostove shumë më të ulëta që kanë në sektorin e përpunimit të qumështit, sepse kanë çmimin e qumështit të freskët që blihet nga blegtorët 35-45% më të lirë sesa në vendin tonë. Kanë subvencione shumë herë më të larta sesa blegtorët shqiptarë. Kanë çmime më të mira të naftës, energjisë elektrike dhe gazit.

Konsumatorët prej kohësh janë duke u përballuar me çmime të larta të prodhimeve blegtorale. Eurostat e renditi Shqipërinë në mesin e 14 vendeve më çmimet më të larta të produkteve të bulmetit në vitin 2022, me rreth 11% me te larta se mesatarja e BE-së.

Prej vitesh dega kryesore e bujqësisë, blegtoria ka hyrë në një cikël krize ku rënia e bagëtive të qumështit po thellohet nga viti në vit. Në vitin 2021 krerët shënuan rënie vjetore rreth 7%, ndërsa në vitin 2022 rreth 13%. Ky vitet pritet të jetë edhe më i vështirë.

Bashkimi Europian ka bllokuar fondet nga skema e IPARD, ndërsa skema kombëtare ofron mbështetje të ulet me 10 mijë lekë për krerë për gjedhin, por edhe kjo po shpërndahet në mënyrë të pjesshme për shkak të aplikimeve më të mëdha të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020, duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit. Por numri i tyre është tkurrur me fort pas vitit 2020 deri aktualisht./ Monitor

 

 

Etiketa: BULMETfermereimport

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Digjet banesa në Shkodër, 5 familje mbesin pa strehë! Një fëmijë pëson djegie, apeli i dhimbshëm i familjarëve…

Digjet banesa në Shkodër, 5 familje mbesin pa strehë! Një fëmijë pëson djegie, apeli i dhimbshëm i familjarëve...

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com