GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vrasjes në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e ngjarjeve kriminale në qytet.

Zhupa thekson se prej korrikut 2025 ka nisur një seri hakmarrjesh mes dy grupeve rivale dhe janë shënuar një sërë ngjarjesh të rënda, përfshirë plagosje, shpërthime me tritol dhe përdorim armësh në mes të qytetit.

Ajo i drejtohet Policisë së Shtetit me pyetjen se çfarë po bën për ta ndalur këtë zinxhir dhe paralajmëron se qytetarët nuk mund të presin ngjarjen e pestë apo një viktimë të pafajshme.

“Detyra e policisë është ta parandalojë krimin, jo të mbërrijë pasi krimi ka ndodhur”, shprehet Zhupa, e cila kërkon reformimin e zinxhirit drejtues të policisë së Sarandës.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Saranda në serinë e hakmarrjeve dhe vrasjeve mes ditës, në mes qytetit. Kush do jetë ngjarja e pestë e kësaj sage që e di gjithë qyteti?!

Katër ngjarje të rënda, njëra pas tjetrës. Plagosje, vrasje me tritol, armë në mes të qytetit dhe një zinxhir përplasjesh mes dy grupeve që po përshkallëzohet që nga korriku 2025 e sot.Dhe pyetja për policinë e shtetit është e thjeshtë: çfarë po bëni për ta ndalur këtë seri?

Sa duhet të presin qytetarët e Sarandës? Derisa të vijë ngjarja e pestë? Derisa viktima e radhës të jetë një qytetar i pafajshëm që ndodhet rastësisht në vendin e gabuar? Sot u plagos një tjetër kalimtar i rastit, që i uroj shërim të shpejtë.

Kjo nuk është më çështje statistikash kriminaliteti. Është dështim i sigurisë publike në Sarandë

Kur armët përdoren në mes të qytetit dhe hakmarrjet vijojnë njëra pas tjetrës, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të mjaftohen me deklarata pas ngjarjeve dhe njoftime për procedime. Kur janë po aq fajtor nga paaftësia për të zbuluar dhe parandaluar edhe krime të lajmëruara dhe të pritura

Detyra e policisë është ta parandalojë krimin, jo të mbërrijë pasi krimi ka ndodhur.

Saranda nuk mund të lihet peng i bandave, armëve dhe hakmarrjeve. Qytetarët kanë të drejtë të jetojnë të sigurt dhe shteti ka detyrimin t’ua garantojë këtë siguri.

Keni dështuar, të reformohet totalisht policia e Sarandës!

 

Etiketa: Atentati SarandeIna ZhupaKryesore1reagim

Lajme të lidhura

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër
Aktualitet

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora
Aktualitet

Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

12:55 - 01/11/26
Para
Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

Telashe për presidentin e PSG-së, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër
Aktualitet

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë...

Lexo më shumë
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

12:55 - 01/11/26
Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

12:27 - 01/11/26
Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

12:01 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com