GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratorët, 5 të arrestuarit e SPAK dalin në gjyq

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët, 5 të arrestuarit e SPAK dalin në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Fierit kanë dalë sot në gjykatë. Togat e zeza nisën me shqyrtimin e masave të sigurisë që prej orës 11: 30. Bëhet fjalë për pesë nga 11 personat për të cilët SPAK kishte marrë më herët nga gjykata një masë “arrest me burg” në mungesë.

Konkretisht, janë shtetasit Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani dhe Enver Sheshi, një i gjashtë është në masën arrest shtëpiak ndërsa vazhdojnë të jenë në kërkim edhe pesë persona të tjerë të dyshuar për çështjen e inceneratorit të Fierit, çështja e të cilit kulmoi në marsin e këtij viti, pas çështjes së regjistruar në vitin 2020.

Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit e fundit janë: Korrupsioni pasiv, korrupsioni aktiv, shpërdorimi i detyrës, mashtrim me pasoja të rënda me skemat e TVSH-së.

Njëri prej tyre Arben Dervishaj, ka pasur rolin e mbikëqyrësit sa i takon punimeve në inceneratorin e Fierit, dyshohet për korrupsion pasi ka firmosur situaciona false sa i takon punimeve që në të vërtetë nuk ishin realizuar.

Ai gjithashtu dyshohet se është korruptuar nga shoqëria koncensionare në udhëtime me destinacion Italinë ku ka ndjekur ndeshje futbolli.

Edhe 4 të tjerët janë administratorë të tetë kompanive private që firmosën punimet dhe u bënë shkak që shoqëria koncensionare të kishte fitime.

Në marsin e këtij viti në lidhje me këtë çështje u vendosën arrest me burg ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Alqi Bllako. Në këtë skemë numri i personave të dyshuar ka shkuar në 20 ndërsa SPAK vijon hetimet edhe për të tjerë.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se se në seancën me dyer të mbyllur secili prej të arrestuarve kërkon lehtësim të masave pasi sipas tyre nuk ka rrezik ikjeje.

 

 

 

Etiketa: GjykateSpakte arrestuar

Lajme të lidhura

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
Para
Me pasaportë false tenton të kalojë kufirin, kapet 44-vjeçari

Me pasaportë false tenton të kalojë kufirin, kapet 44-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com