GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

 Inceneratorët, drejtoresha e APP: Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi fondin

18:24 - 16/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
 Inceneratorët, drejtoresha e APP: Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi fondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë dëshmisë së drejtoreshës së APP, Reida Kashta,  në Komision për Inceneratorët ka pasur përplasje të forta mes kësaj të fundit dhe Jorida Tabakut. Kryetarja e Komisioni pyeti Kashtën në lidhje me ligjin e prokurimit, nëse është zbatuar si duhet për inceneratorët.

Por Kashta nuk ka mundur të jap një përgjigje konkrete dhe nuk foli për ndonjë auditim të bërë. Ndërkohë,  e pyetur se si u zbatua procedura, Kashta tha se në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit iu referua, thjesht ka dhënë një mendim për projekt-vendim. E pyetur nëse ishte në dijeni që për këto procedura ka pasur informacion edhe Ëngjël Agaçi, Kashta e pohoi këtë gjë, duke shtuar se ai ishte eprori i saj.

 

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo proçedurë si u zbatua?

Reida Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?

Reida Kashta APP: Sepse nuk kemi një rekord për një procedurë të tillë koncensionare. Pra, nuk kemi asnjë komunikim të mëtejshëm për APP për këtë objekt.

Jorida Tabaku: Pra, ju po thoni që për ju kjo procedurë nuk ekziston? S’ka ndodhur?

Reida Kashta APP: APP-ja vihet në njoftim zyrtarisht me komunikime; nga njoftimi i procedurës dhe në vijim. Nuk kemi një komunikim për këtë procedurë.

Jorida Tabaku: Në kopje të shkresës që ish-ministër Lefter Koka ka nisur, për dijeni është edhe Ëngjëll Agaçi. Z.Ëngjëll Agaçi në çfarë marrëdhënie është me institucionin që ju drejtoni? Është mbikëqyrësi juaj, drejtuesi juaj është autoriteti tek i cili ju raportoni?

Reida Kashta APP: Është sekretari i përgjithshëm i organit tonë, epror. Pra, ne jemi institucion varësie, në varësi të Kryeministrisë.

Jorida Tabaku: Ju komunikimet me institucionin tuaj epror i mbani nëpërmjet cilit person?

Reida Kashta APP: Sekretarit të Përgjithshëm.

Jorida Tabaku: Atëherë, në dijeninë tuaj, për një procedurë që ju keni sugjeruar që nuk duhet të ndodh kështu; për një procedurë e cila është në shkelje të ligjit dhe për të cilën ju keni një epror tek i cili raportoni, cili pak javë më pas ka përgatitur një Vendim të Këshillit të Ministrave për të kaluar mbështetje financiare për këtë procedurë. Gjykoni që duhet të kishit informacion edhe ju?

Reida Kashta APP: Detyrat e mia janë në bazë të legjislacionit të prokurimit publik dhe koncesionit për aq sa kam kompetencë. Dhe kam një fushë veprimtarie shumë më të ngushtë sesa ka Këshilli i Ministrave dhe Sekretari i Përgjithshëm, përfshirë. Prandaj kalojnë shumë vendime dhe nuk më njofton njeri për vendimmarrje.

Jorida Tabaku: E kisha pak të vështirë ta konceptoja sesi funksiononte por ju na e sqaruat. Besoj se është e qartë për të gjithë edhe roli i z. Agaçi për këtë procedurë por njëkohësisht edhe përgjegjësitë e secilit.

Etiketa: Engjel AgacciJorida Tabakuperplasjereida kashta

Lajme të lidhura

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos
Breaking Views

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos

21:17 - 24/04/26
Portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni”, Berisha: E plaçkitin kartelet e drogës
Breaking Views

Portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni”, Berisha: E plaçkitin kartelet e drogës

19:47 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon Ministria e Jashtme: Mesazhet e ministrit, të fabrikuara!
Breaking Views

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon Ministria e Jashtme: Mesazhet e ministrit, të fabrikuara!

19:31 - 24/04/26
Para
Beatrix publikon foto nga pushimet luksoze në Dubai (Foto)

Beatrix publikon foto nga pushimet luksoze në Dubai (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin
Aktualitet

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin

21:50 - 24/04/26

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të bllokojë për momentin ekstradimin drejt Shqipërisë të pesë personave të dyshuar për...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

21:42 - 24/04/26
I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel

I gjendet drogë, i dënuari përjetë transferohet nga Peqini në Burrel

21:35 - 24/04/26
“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos

“Vendimi i paligjshëm”/ Tjetër goditje për Ramën, Gjykata e Lartë rrëzon shkarkimin e Gledis Nanos

21:17 - 24/04/26
Përjashtimi i Spanjës, NATO reagon mbi e-mail-in e Pentagonit: Nuk ekziston si nen

Përjashtimi i Spanjës, NATO reagon mbi e-mail-in e Pentagonit: Nuk ekziston si nen

20:46 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com