GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët/ Emirjana Sako dëshmon në Komision, përplaset me Tabakun

13:48 - 21/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ Emirjana Sako dëshmon në Komision, përplaset me Tabakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka rinisur sërish punën, ku aktualisht po merret dëshmia e kryetares në detyrë të Durrësit, Emirjana Sakos.

Sako është pyetur nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, lidhur me procedurat e mbylljes së landfillit të Porto Romanos por edhe për vendimin për të depozituar mbetjet nga Durrësi në landfillin e Sharrës, ku Tabaku tha se procedurat janë kryer pa dokumente.

Sako tha se Bashkia e Durrësit nuk ka marrë vendim për mbylljen e landfillit, por situata sipas saj në Durrës u bë kritike. Duke u gjendur në një situatë të rëndë me mbetjet  si dhe nga pandemia dhe post tërmeti, Sako u shprehe se kërkoi ndihmë për të depozituar mbetjet në Tiranë.

Pjesë nga debati:

Këlliçi: Doja të respektohet procedura dhe tu përgjigjen pyetjeve që u drejtohen. Pastaj qëndrimet e tyre mund t’i japin këtu ose ku të duan. procedura nënkupton pyetje dhe përgjigje.

Felaj: Bie dakord me Këlliçin. Që do të thotë që anëtarët e komisionit duhet të pyeten nëse kanë pyetje. Pra me harmonizim  dhe të evitoheshin komentet.

Sako: Në 2020 kur mora detyrën qyteti gjendej në situatë të vështirë nga tërmeti dhe post pandemie.

Tabaku: Deri në momentin kur AKUM ka shpallur mbylljen e landifilldi në Porto Romano, bashkia e Durrësit nuk mori asnjë masë dhe ju u detyruat të merrni masa.

Sako: Bashkia Durrës nuk kishte mjaftueshëm financa për të mbyllur landfillin. Bashkitë nuk marrin masa për mbyllje landfilli.

Tabaku: Pati protesta të banorëve dhe i çuat mbetje në Sharrë dhe inceneratorit.

Sako: Patëm në qershor një kaos në qytet në 2020. Se landfilli në Porto Romano u mbyll. Ka një master plan që e demaskon Shqipërinë në 10 zona. Ne u drejtohemi ministrive përkatës për procedurat, i kemi dorëzuar si materiale.

Tabaku: Si keni pasur kontakte me kompaninë? Se ka qenë vetëm një ditë shkresë zyrtare.

Sako: Patëm kontakte zyrtare. Nuk patëm një marrëveshje më parë.  E kemi depozituar në Sharrë pas 6 muajsh nga tërmeti. Pa kosto pa marrëveshje i kemi depozituar për shkak të situatës. Nuk ka marrëveshje kryetari i bashkisë, përveçse pas marrëveshjes që u bë më pas.

Tabaku: Keni bërë pa negocim për shkak të emergjencës, sipas informacionit dhe dokumenti në Prokurimet Publike. Procedurë që quhet negocim duke u justifikuar me emergjencën.

Sako: Nuk ka pasur emergjencë. Nuk është e vërtetë.

Tabaku: Pse pritët një vit e gjysmë për të marrë këtë procedurë.

Sako: Duheshin hapat e dokumenteve.

Tabaku: Po si fillove me kompaninë pa dokumente?

Sako: I keni procedurat, se nuk jam teknike e vlerësimit të tenderave.

Tabaku: Për një vit e gjysmë shteti ka punuar me presion. Rama tha se na u desh të rrisim presionin për bashkinë e Durrësit. Dhe me urdhër të Alqi Bllakos u mbyll landfilli dhe u detyruat të nisin në Landfillin e Sharrës. AKUM ka hapur procedurë për parkun në Porto Romano. Është e njohur kompania ndërtuese. Është paguar nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Etiketa: jorid tabakuSako

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Revolta e Donaldit pas finales së BB Vip, Eduart Grishaj i përgjigjet aktorit: Nuk njoh ende…

Revolta e Donaldit pas finales së BB Vip, Eduart Grishaj i përgjigjet aktorit: Nuk njoh ende...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com