GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët, Këlliçi publikon dokumentin: Rama, nuk pyet për ligj!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD vijon denoncimet: Fondet e BE-së shkuan për punonjësin e inceneratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i ‘Rikthemelimit’, Belind Këlliçi në 5 pyetjet e ngritura për inceneratorët ka deklaruar në konferencë për media disa dokumente që vërtetojnë ndarjen e parave të kryeministrit me ortakët.

Kontratat e vjedhjes, shpjegon Këlliçi, bëhen nga kryeministri i cili nuk pyet për ligj ndërsa shton se edhe shkarkimi i zv. Kryeministrit Ahmetaj është bërë për të fshehur provat që ai dhe Rama kanë vjedhur së bashku. Deputeti bashkëngjit, deklaratën e tij me disa dokumente të cilat sipas tij ashtu si pyetjet janë depozituar në SPAK.

‘Kontratat që u jep Edi Rama biznesmenëve (në thonjëza) mund të konsiderohen piketa për një manual të ri “Si të bëhesh milioner”

Sigurisht, pika kryesore e këtij manuali duhet të jetë e theksuar me shkronja kapitale TE NDASH PARATE ME ‘BAMIRESIN’ DMTH RAMEN.

Stela Gugallja kështu është bërë milionere, për shembull. 

Pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnjë ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit te mbetjeve, dhe pa investuar as një lopate apo karroce dore, mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit. 

Për një projekt të pakërkuar, të paçertifikuar dhe që binte në kundërshtim me “Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve”.

  • Pa garë, bëhet një vlerësim pa publikuar asnjë kriter, pasi nuk ka asnjë ekspert incenerimi në Shqipëri. 

Ndonëse Agjencia e Prokurimeve Publike njofton se nuk është ligjore procedura, Edi Rama, kur vendos të të bëjë milioner, nuk pyet për ligj, pasi ai vetë është Maliqi.

Brenda ditës bëhet gjoja sikur mbyllen 9 procedura, bëhet gjoja sikur negociohet kontrata dhe, ndonëse kontrata ka thagma që bien ndesh me ligjin, brenda ditës del Vendimi i Qeverisë që t’i japë Gugalles nga buxheti në mëngjes 23 milion euro, të cilat në mbrëmje vijnë te xhepi i Ahmetajt dhe Ramës. 

Çfarë u vu në dispozicion të bankës për sigurimin e kredisë, do të pyesni ju?

1. Aksionet e kompanisë së posakrijuar që kishte më pak se 1 mijë usd kapital;

2. Kontratën me shtetin që do marrë 23 milion euro;

3. Kontratën me italianin që do ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion.

Nuk ka asnjë kolateral, asnjë ekspertizë, asnjë investim, fitim i pastër 8 milion euro për ortakët që ndajnë paratë me Edi Ramën!

Pyetjet tona për SPAK-un, dhe ata me pak vesh e sy, janë si vijon: 

  • 1. A duhet shpallur Shqipëria kampione në Doing Business me këtë dokument që shohim?
  • 2. A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperiencë dhe meritonte 23 milion euro?
  • 3. Si merr një koncension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital?
  • 4. A kishte njohje Rama-Ahmetaj-Agaci me Gugallen, apo me mirë Klodian Zoton apo Mirel Mertirin?
  • 5. A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta te jete ish-zevendës kryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama?’– tha Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Agjencia e “Ballkanit të hapur” për investimet e huaja, Rama: Kemi firmosur…

Agjencia e “Ballkanit të hapur” për investimet e huaja, Rama: Kemi firmosur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com