GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët/ PD kallëzon në SPAK Alqi Bllakon: Faktet që zbulojnë përfshirjen në aferë

14:43 - 02/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ PD kallëzon në SPAK Alqi Bllakon: Faktet që zbulojnë përfshirjen në aferë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK deputetin e PS, Alqi Bllakon, si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, të cilën opozita e konsideron si skandalin më të madh të qeverisë Rama.

Nga selia blu, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka renditur për mediat, faktet që sipas PD zbulojnë pikërisht përfshirjen e deputetit socialist në aferën e inceneratorëve dhe të babit të tij, Edmond Bllako.

“Z. Bllako ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka qenë në të gjitha shkresat si person në dijeni apo si person që ka drejtuar shkresat. Bllako ka qenë një person në dijeni kur është lajmëruar për gjendjen e emergjencës, më pas ka qenë pjesë e akteve dhe shkresave që kanë kaluar për këtë çështje. Bllako është i përfshirë dhe në lidhje me inceneratorin e Fierit, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ai ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe koncesionin. Ai ka qenë në dijeni edhe se kompania ITS, që ishte kompania që merrte kontratat nga Albtek Energy, ishte aksionare në inceneratorin e Fierit. Sakaq kur u bë drejtor i AKUM ai ka qenë person përgjegjës dhe i përfshirë në lidhje me amendimin e kontratës së këtij inceneratori pasi ajo është firmosur prej tij. Tek inceneratori i Tiranës ai ka qenë i përfshirë në letër këmbimet me ministrin Ahmetaj në kuadrin e personit në dijeni dhe gjithashtu i ka dërguar një letër Erion Veliaj (në fund të shkurtit) si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.  Alqi Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ai ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të mjaftueshme të fitojnë koncesionin e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit që të çelë pagesa ndonëse kompanitë kishin premtuar se kishin të ardhurat e tyre. Kjo ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit.  Babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako, rezulton të jetë i punësuar në një kompani koncesionare për të cilën djali i tij ka qenë personi numër dy përgjegjës si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Gjithashtu edhe si person përgjegjës kur ka qenë në krye të AKUM. AKUM e drejtuar nga Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos, duke lënë Durrësin pa një vend depozitim, duke shtyrë Bashkinë Durrës për të negociuar me Inc Tiranës. Bllako  gjithashtu ka kryer një negocim pa shpallje për EKO Park me vlerën 15 mln euro Tenderi Porto-Romanos që është negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro”, është shprehur Gështenja.

Për të njëjtën aferë, PD ka denoncuar në SPAK kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetaren në detyrë të Durrësit, Emiriana Sako.

Etiketa: PDSpak

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Asambleja e FSHF, zbardhen vendimet që u morën

Asambleja e FSHF, zbardhen vendimet që u morën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com