GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehur të tjerë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Krahas Ahmetajt, për gjykim janë dërguar edhe biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto si dhe Albina Mançka, Erjola Hoxha, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.

Ndaj ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj që ndodhet në arrati, SPAK ka ngritur 3 akuza: korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie dhe pastrim parash. Biznesmenët Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash të kryer në bashkëpunim për të paktën 5 episode.

Ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka akuzohet për mosdeklarim, fshehje, refuzim për deklarim ose deklarim të rremë për të paktën 6 herë, si dhe për pastrim parash, vepër penale e kryer në 5 episode. Bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha akuzohet po ashtu për mosdeklarim, fshehje, refuzim për deklarim ose deklarim të rremë për 4 herë si dhe për pastrim parash e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa të tjetët Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe  Sokol Meqemeja janë akuzuar nga Prokuroria për pastrim parash të kryer në bashkëpunim.

Akuzat ndaj Arben Ahmetajt

SPAK e akuzon Ahmetajn për korrupsion në 5 raste, se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mikel Mërtiri. Episodi i parë lidhet me shndërrimin e një apartamenti të tij në Airbnb gjatë viteve 2019-2020, ku përmes kompanisë  “Integrated Techonogy Services” janë paguar direkt rreth 2 milionë lekë për fatura mallrash dhe shërbimesh që i shërbenin investimit të Ahmetajt dhe partneres Albina Mançkës.

Në episodin e dytë ai ka marrë mbi 170 mijë euro përmes një shitjeje fiktive ku u përfshinë Andi Boni dhe Helidon Begaj. Ngjashëm ka ndodhur edhe në episodin e tretë ku shuma prej 270 mijë eurosh është përfituar sërish nga një shitje fiktive, këtë herë duke përdorur emrin e Besmir Priftit dhe dy të pandehurve Sonila Goxhës dhe Sokol Meqemejas. Episodi i katërt është ai i vilës në Hamallaj me vlerë 230 mijë euro, që është përftuar përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha.

Episodi i pestë përfshin mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve për vete dhe familjarët e tij përgjatë pesë viteve ku faturat e hoteleve dhe biletave janë paguar direkt nga biznesmenët Zoto dhe Mërtiri. Vlera e shpenzuar arrin në 31 442 lekë dhe ka të bëjë me udhëtime gjatë 2013 – 2017.

Etiketa: AhmetajgjykimSpak

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com