GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët, Tabaku: SPAK të veprojë, padrejtësia nuk mund të jetë normë

10:42 - 25/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paditë e reja për incineratorët, Tabaku letër SPAK-ut për ecurinë e hetimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve, duke i bërë thirrje SPAK të veprojë. Tabaku thotë në një postim në rrjetet sociale se në vitin 2021, vit pandemik, janë paguar thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve, gjë që e quan simbol të korrupsionit.

Reagimi i plotë:

Drejtësi për aferën e inceneratorëve!

Shifrat që publikohen nga buxheti i shtetit tregojnë si mos më mirë situatën problematike të faturave koncesionare që rëndojnë xhepat e shqiptarëve në kohë krize. Akoma më keq shumica e këtyre kontratave koncesionare kanë njollën e zezë të korrupsionit.

Janë paguar në 2021, vit pandemik, thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve që në të vërtetë janë simboli i korrupsionit që po gërryen paratë e shqiptarëve dhe buxhetin e vendit.

Të mendosh që 2 mld lekë i janë paguar tre inceneratorëve që sot janë nën hetim nga SPAK kur mund t’i paguheshin qytetarëve dhe bizneseve të mbyllur nga pandemia.

Një vlerë marramendëse sidomos në këtë kohë krize kur shqiptarët janë të varfër, të lënë pasdore dhe të harruar ndërsa qeveria mendon për grupin e oligarkëve që e sponsorizon me taksat e qytetarëve.

Kryeministri vazhdon të mbrojë këto 3 kontrata me vlerë 430 mln euro që janë vjedhja e shekullit dhe simboli i babëzisë që po gërryen përditë Shqipërinë ndërsa vendi vazhdon të mbetet nën mbetjet korruptive që kanë gjetur strehë në qeveri.

Kjo është një aferë që duhet të ndajë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Një aferë që duhet të tregojë nëse SPAK ka integritetin e duhur dhe është në lartësinë për të cilën u votua dhe nga PD për t’u krijuar.

Shqiptarët kanë vuajtur këto 30 vite për barazinë përpara ligjit. Koha është që SPAK të ndëshkojë ata që pretendojnë se janë të paprekshëm.

Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend.

Shqipëria ka etje për drejtësi dhe nevojë për një shkundje. Padrejtësia nuk mund të jetë norma pasi vendi jonë tanimë është zyrtarisht në negociata me BE-në.

Drejtësi për aferën e inceneratorëve! Koha që SPAK të veprojë! Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit!

Etiketa: inceneratorëtKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE
Aktualitet

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon
Aktualitet

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi
Aktualitet

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26
Para
“Kisha nostalgji ndaj erdha”, Meta nga LSI: Rama shkarkoi Zef Mazin pa nisur mirë negociatat

“Kisha nostalgji ndaj erdha”, Meta nga LSI: Rama shkarkoi Zef Mazin pa nisur mirë negociatat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes...

Lexo më shumë
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

12:55 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com